Kush janë 10 luftërat më të kushtueshme në histori

23 Janar 2022, 08:24, Blog CNA
Kush janë 10 luftërat më të kushtueshme në histori

(Pjesa e dytë)

Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit ankohen gjatë gjithë kohës për buxhetin që ndajnë qeveritë për mbrojtjen, pasi shifrat janë astronomike. Vetëm ndërtimi i një bombe bërthamore kushton miliona dollarë, dhe vende si SHBA dhe Rusia kanë mijëra armë të tilla në dispozicion.

Duket çmenduri të diskutosh mbi koston financiare të një lufte, kur në lojë janë jetët e miliona njerëzve, dhe natyrisht që ne do të donim të reduktonin humbjet e jetëve, që janë tragjedia e vërtetë e çdo lufte. Por ja cilat janë deri më sot 10 luftërat më të kushtueshme në histori.

Ajo e Afganistanit, është një nga ato luftëra që duket sikur ka vazhduar gjithmonë. A ka përfunduar zyrtarisht tani? Ndoshta. Por ajo zgjati për më shumë se 2 dekada dhe rajoni

nuk është aspak i qëndrueshëm, ndaj nuk është ende koha që të shpallet përfundimi i misionit.

Por edhe në këto kushte, çmimi i paguar për çdo gjë që është arritur është tepër i madh. Shifrat ndryshojnë herë pas here, por konsensusi i përgjithshëm është se kostoja në total ka qenë rreth 2.3 trilionë dollarë. Një total prej 800 miliardë dollarësh shkuan për shpenzime direkte, si pagat për ushtarët dhe pajisjet.

85 miliardë dollarë të tjerë u shpenzuan për të trajnuar ushtrinë afgane. Edhe pse Talebanët e ripushtuan vendin dhe e mposhtën brenda disa ditësh. 750 milionë dollarë të tjera shkuan për pagimin e pagave për ushtrinë afgane. Kostot e tjera përfshijnë paratë e shpenzuara për të ndihmuar veteranët e plagosur, si dhe interesin e humbur të gjithë parave të shpenzuara.

Një nga luftërat më të hershme në historinë e SHBA-së, Lufta e vitit 1812 u dëshmua të ishte një katastrofë financiare për epokën, dhe u deshën gati 20 vjet që të shlyhej ai borxh. Në fundin e asaj lufte, qeveria kishte në arkë vetëm 158 milionë dollarë. Mbi 90 milionë dollarë shkuan për të paguar ushtrinë dhe marinën.

Të përshtatura sipas inflacionit, kjo shumë shkon në total rreth 2.8 trilion dollarë. Ndërkohë në vitin 1814, qeveria amerikane ishte praktikisht e falimentuar. Ajo kishte marrë shumë kredi dhe ishte e paaftë të bënte shpenzimet e zakonshme. Pagat për ushtarët u vonuan me gati një vit.

Qeveria amerikane u detyrua t?u ofronte ushtarëve tokë në këmbim të shërbimit, duke premtuar deri në 320 hektarë për çdo ushtar që luftonte deri në fund të luftës, pavarësisht mungesës së çeqeve.

Në fakt ishin milionerët e famshëm, ata që paguan një pjesë të madhe të borxhit që qeveria kishte shkaktuar gjatë rrjedhës së luftës. Vetëm Dejvid Parish, Stefën Xhirard dhe Xhon Astor shpenzuan afro 16 milionë dollarë për të ndihmuar vendin. Kjo shumë është e barabartë rreth 250 milionë dollarë me kursin e sotëm.

Në atë kohë, kostoja e luftës ishte diku midis 185 dhe 208 miliardëve dollarë, në varësi të burimeve që mund t?i referoheni. Por edhe nëse shkoni në nivelin e ulët të kësaj shkalle dhe llogaritni inflacionin që nga viti 1918, do të mbërrini në shumën astronomike prej 3.3 trilionë dollarësh.

Gjermania harxhoi më shumë para sesa vend tjetër, gjë që është e kuptueshme. Totali i shpenzimeve të tyre në dollarë gjatë luftës ishte mbi 37 miliardë dollarë, ose rreth 686 miliardë dollarë me kursin e sotëm. SHBA-ja harxhoi 414 miliardë dollarë, ndërsa britanikët mbi 641 miliardë dollarë.

S?ka nevojë të thuhet, se kur bëhej fjalë për financat, atë luftë nuk e fitoi askush. Efekti i saj në ekonominë gjermane ishte shumë i rëndë. Disa pjesë të Gjermanisë përjetuan një hiperinflacion të paimagjinueshëm. Një copë buke kushtonte 428 miliardë marka gjermane. Markat vlenin më pak se sa letra në të cilën ishin shtypur.

Një dollar amerikan këmbehej me 4.210.500.000.000 marka, ose 4.2 trilionë. Pra për ta financuar atë luftë gjermanët shkatërruan ekonominë e tyre. Kriza e rëndë ekonomike që pasoi, ishte pjesërisht arsyeja që i hapi rrugën ngjitjes në pushtet të Adolf Hitlerit.

E përshtatur me inflacionin, supozohet se Lufta e Dytë Botërore kushtoi mbi 4.7 trilionë dollarë. Në vitin e fundit të luftës, paratë e shpenzuara ishin sa 40 për qind e PBB-së totale të Shteteve të Bashkuara. Krahasuar me sot, kjo është shumë më tepër sesa shpenzojmë për luftërat moderne, të cilat janë gjithsesi në nivelet e triliona dollarëve.

Një pjesë e këtyre shpenzimeve vjen nga shkalla e gjerë e angazhimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ushtria amerikane mund të ketë 2.5 milionë pjesëtarë në krahasim me Luftën eParë Botërore kur ishin rreth 12.2 milionë. Këto para shkuan për gjëra të tilla si 41 miliardë fishekë, 303.000 avionë, 100.000 tanke dhe 27 aeroplanmbajtëse, mes shumë shpenzimeve të tjera.

Për të ndihmuar në mbulimin e kostos, taksat u rritën në disa raste deri në 94 për qind. Për të garantuar qëndrimin e trupave në kazerma, ushtarët paguheshin 50 dollarë në muaj. Kjo shumë është sot e papërfillshme, por në ato kohë ajo rrogë ishte më e madhe sesa marrin sot shumica e profesionistëve.

Teknikisht, Lufta e Dytë Botërore është lufta më e shtrenjtë e zhvilluar ndonjëherë. Por Lufta e Ftohtë konsiderohet ende si një luftë, edhe nëse trupat nuk kryen pushtime të mëdha. Duke u shtrirë nga viti 1940 dhe deri në vitin 1996, nëse llogaritet sesa para u shpenzuan në garën e armëve bërthamore që ishte në thelbin e konfliktit të Luftës së Ftohtë, vetëm Amerika humbi 5.8 trilion dollarë.

Ju mund të supozoni me të drejtë se edhe qeveria sovjetike shpenzoi shuma të mëdha, pavarësisht nga fakti se të dhënat e tyre janë vështirësisht të besueshme. Është ndoshta një bast i sigurt të hamendësohet se mbi 10 trilion dollarë u shpenzuan në mbarë botën për Luftën e Ftohtë, dhe për mirëmbajtjen e vazhdueshme të arsenaleve bërthamore.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Kush janë 10 luftërat më të kushtueshme në histori

Lajmet e fundit nga