Kukësi-Skënderbeu, formacionet zyrtare/ Memelli dhe Longo zgjedhin titullarët

23 Janar 2022, 15:01, Sport CNA
Kukësi-Skënderbeu, formacionet zyrtare/ Memelli dhe Longo zgjedhin

Kukësi do të presë sot Skënderbeun në stadiumin ?Loro Boriçi?, në sfidën e vlefshme për sfidën e javës së 17 në Abissnet Superiore, e cila do të startojë në orën 16:45. Verilindorët e Longos, vijnë në këtë duel pas asaj humbje 0-1 ndaj Dinamos teksa do të kërkojë të kthehet te fitorja për të mos ?venitur? shpresat për titull.

Nga ana tjetër korçaret e Memellit, vijnë nga një barazim pa gola në shtëpi ndaj Laçin. ?Ujqërit e Dëborës?, ashtu si rivalët e Kukësit, do të futen në këtë duel për të marrë maksimumin dhe për tu larguar nga zona e ftohtë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, nuk mungojnë surprizat. Trajneri italian i Kukësit, ka aktivizuar nga minuta e parë dy futbollistët e afruar në merkato nga Partizani, Musta dhe Gligorov, teksa Shkurtaj qëndron në stol. Te Skënderbeu e vetmja mungesë është ajo e mbrojtësit Vitija.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Musta, Lulaj, Marku, Bytyçi, Dragoshi, Gligorov, De Lukas,  Sh.Taipi, Gj.Taipi, Basha. Trajner: Diego Longo
SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Bajrami, Randi, Sadriu, Zguro, Zhan Viktor, Vangjeli, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli
GJYQTARË: O.Ferataj (Patos), R.Malaj (Vlorë), M.Qose (Lushnjë)
VAR: Kreshnik Cjapi (Fier), AVAR: Elvis Gjoka (Lezhë)
DELEGAT: Uvil Zajmi
VËZHGUES: Mhill Shkëmbi (Shkodër)

Lajmet e fundit nga