Historia e çuditshme e kanabisit/ Nga përdorimet për qejf tek eksperimentet në ushtri

23 Janar 2022, 10:28, Blog CNA
Historia e çuditshme e kanabisit/ Nga përdorimet për qejf tek

Ky është një ritual i lashtë i kanabisit për të cilin është shkruar për të paktën pesëqind vjet, dhe me gjasë daton shumë më tej në historinë popullore. Poeti i famshëm skocez Robert Bërns, i ka kushtuar madje një poezi kësaj lënde narkotike shkruar në vitin 1785.

Në të thuhet se në një natë të shenjtë si Hallouin, prag Krishtlindjesh apo se Ditën e Shën Valentinit, njerëzit duhet të merrnin një grusht me fara kanabisi, të shkonin në një fushë apo në oborrin e një Kishe. Ata duhej ti shpërndanin farat ndërsa ecnin, duke tërhequr nga pas një grabujë për ta lëruar tokën në mënyrë simbolike, ndërsa recitonin një formulë magjike, që shërbente për t?u dashuruar me njeriun e preferuar.

Në Amerikën e disa shekujve më parë, bima e kanabisit ishte burimi numër një i fibrave komerciale. Flotat më të mëdha të botës mbështeteshin në kultivimin e saj për të prodhuar litarë dhe vela. Një përdorim tjetër i litarëve të tillë ishte për ekzekutimin e njerëzve me varje.

Të burgosurit dhe skllevërit, detyroheshin të merreshin shpesh me bimët e kanabisit për të bërë me to litar, dhe ndonjëherë ai litar përdorej për t?i ekzekutuar ata dhe shokët e tyre. Ndërkohë nga fundi i viteve 1800, përdorimi i kanabisit për kënaqësi ishte bërë gjithnjë e më i përhapur në botën perëndimore, kryesisht në formën e hashashit dhe ekstrakteve të tij. Madje në kryeqytetin britanik Londër, kishte ?klube kanabisi?, të cilat ishin të specializuara në shërbimin ndaj grave të shoqërisë së lartë. Një artikull në gazetat e kohës nga Markezi Dë Fontenoi, përshkruan në detaje përhapjen e këtyre ambienteve vetëm për gratë në lagjen më të pasur të Londrës. Këto ishin klube të shtrenjta dhe ekskluzive, të mobiluara në mënyrë të shkëlqyer, me izolim akustik.

Atje elita e grave britanike do të gëlltiste ekstrakte të fuqishme kanabisi, ndërsa pritej nga ?shërbëtoret me veshje orientale?, në një mjedis ?që të krijonte përshtypjen e një haremi lindor?.Disa prej grave e konsumonin kanabisin në formë lëngu, pra me injektimin në trup me gjilpërë. Të tjerat e përdornin në formën e një pluhuri të imët, të cilin e përzienin me duhan,duke e tymosur në cigare ose në një nargjile.

Tymi, në ngjyrë të bardhë dhe të errët, tërhiqej në mushkëri në mënyrë që të futej në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun. Markezit duhej ta përshkruante procesin në detaje, ose lexuesit me arsye do të supozonin se ky ishte thjesht një klub seksi.

Por çfarë i shtynte këto gra të kënaqeshin me këtë lëndë narkotike? Markezi fajësonte?punën e tepërt dhe mbi-eksitimin, lodhjen pas të ndjekurit të modës…dhe faktin e të mos qenit kurrë vetëm për 1 orë të vetme në ditë?.Për t?u rikthyer në normalitet, disa gra përdornin alkoolin, të tjerat një filxhan çaji.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, bima i kanabisit ishte një burim i rëndësishëm ushtarak.

Qeveria amerikane e kishte ndaluar me ligj kultivimin e kanabisit në vitin 1937, përfshirë edhe kërpin industrial. Por pesë vjet më vonë, ajo e rilegalizoi kultivimin e kanabisit për të prodhuar fibra kërpi për qëllimet e luftës.

Madje,Departamenti i Bujqësisë publikoi një film propagandistik të quajtur ?Hemp For Victory?, ku fermerët inkurajoheshin të kultivonin më shumë kanabis. Edhe Gjermania naziste donte që fermerët e saj të kultivonin më shumë kanabis.

Rajhu i Tretë shpërndau një udhëzues për kultivimin e kërpit të quajtur ?Die lustige Hanffibel?. Ai fliste për nevojën e rritjes së vetëbesimit të gjermanëve,edhe pse ata nuk mund t?u besonin të huajve. Por kanabisi luajti rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore, dhe gjithashtu në Luftën e Ftohtë që pasoi.

Gjatë viteve 1950, ushtria amerikane filloi të përpiqej të krijonte ?agjentë pa aftësues jo-vdekjeprurës?, një lloj droge për ta trullosur armikun aq shumë saqë të mos mundej të luftonte. Marijuana ishte bërë shumë popullore në atë kohë, ndaj disa ekspertë menduan se ajo mund të përdorej si një armë.

Ed Domino ishte një kërkues që punonte për Parke-Davis. Ai po eksperimentonte prej kohësh me dozimin tek kafshët të drogërave të ndryshme. Ndaj nisi të testojë tek majmunët kanabinoidë sintetikë super të fuqishëm.

Meqë kanabisi ishte një bimë që ngjallte debat, qeveria nuk donte që të merrej vesh që po studionte se si këto kafshë mund të vrisnin ushtarët armiq me gurë. Domino zbuloi se doza më të ulëta të drogës i bënin qentë të kërcenin dhe të lehnin ndaj krijesave imagjinare dhe më pas të fshiheshin nën tryezë.

Ndërkohë në doza më të larta, këto ekstrakte mund t?i vendosnin majmunët dhe qentë në një gjendje komatoze për ditë të tëra, pa ndonjë dëm të dukshëm afatgjatë. Bashkë me shkencëtarë të tjerë të ushtrisë, Domino krijoi një kanabinoid edhe më të fortë, një analog sintetik të vajit kanabiod të kuq të quajtur EA2233.

EA2233 ultra i fuqishëm u testua tek disa njerëz që dolën vullnetarë, dhe u zbulua se shkakton efekte që zgjasin30 orë! Por edhe pse eksperimentet treguan se ishte e mundur që ushtarët armiq mund të nxirreshin jashtë luftimit me këtë lloj droge, kërkimi mbi përdorimin e kanabinoideve në luftime u ndërpre.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga