Ekzekutohet me 20 plumba shqiptari në Ekuador/ Zbardhet identiteti

23 Janar 2022, 15:57, Kronika CNA
Ekzekutohet me 20 plumba shqiptari në Ekuador/ Zbardhet identiteti

Një 34 vjeçar shqiptar është ekzekutuar brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador. Sipas policisë atje,  34 vjeçari Ergys Dashi dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Atentati ndodhi një natë më parë ku viktima ishte ulur në një restorant, ku rreth orës 19:00, 2 persona njëri prej tyre me nje buqetë në lule u futën brenda lokalit dhe qëlluan për vdekje mbi shqiptarin.

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 shenja të fishekëve të markës Fame, tip 9×19, sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Ata gjithashtu konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës.

Fillimisht nuk dihej identiteti i viktimës, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti dhe origjina e tij.Gjatë atentatit të dhunshëm u plagos një e re e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte e ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej shtetasi i huaj./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga