LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demokratët fajësojnë Gazment Bardhin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ “U solle si ata cubat, o bajgë”

23 Janar 2022, 10:53, Politikë CNA

Gazment Bardhi të cilin bashkë me Lulzim Bashën, demokratët e kanë shkarkuar , del dhe flet për drejtësi.

Por pa respektuar drejtësinë që dhanë demokratët me 18 Dhjetor 2021, kur e deklaruar hapur se Bardhi dhe Basha, duhet të largohen nga postet që kanë në PD, pasi kanë dështuar të realizonin detyrat për të cilat ishin zgjedhur edhe pse nëpërmjet manipulimesh.

Gazment Bardhi, që për demokratët  sot është vetëm deputet, duket se është në panik në përballjen me demokratët.

As në rrjete sociale, nuk është i zotit të përgjigjet, ndaj eliminon komentet e demokratëve. Pra ikën siç ka ikur deri më tani, duke iu gëzuar vetëm disa komenteve me profile falso që ndjehen krenar për Bardhin.

Mund të jetë edhe vetë Bardhi që komenton me profil falso në rrjetin e tij social, derisa bëhen të tilla manipulime e prapaskena dhe derisa demokratët e kanë thënë unanimisht fjalën e tyre  për të.

cna lajme politikeNë një postim të fundit në rrjete sociale, Bardhi është shprehur i shqetësuar për drejtësinë, për kapjen e SPAK-ut.

?Sistemi i drejtësisë është vënë në provë nga brenda vetes. KLP është paditur për manipulim dhe si shtojcë e Partisë Socialiste. Në shkelje flagrante të ligjit, KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar.

Pyetja që e bën sot çdo shqiptar është:

A do të lejojë gjykata një SPAK të kapur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla?

A do të lejojë gjykata që të bëhet pjesë e SPAK prokurori famëkeq, Alfred Shehu?

Si mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin një prokuror që gënjeu hapur dhe publikisht për ti shërbyer bandave dhe korrupsionit qeveritar?

Përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t?u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t?u shërbejë qytetarëve?, shkruan Bardhi.

Por, në këtë pikë, demokratët nuk ia kanë lënë mangët, duke e bërë atë përgjegjës për këtë sistemin drejtësie që është sot.

Pasi sipas tyre Bardhi ka kontribuuar dhe dhënë ok, për ligjet e miratuara për Reformën në Drejtësi.

Pra, sipas demokratëve, është aq përgjegjës sa personat që ai përmend.

Demokratët mendojnë se po të kishte drejtësi, Gazment Bradhi duhej të përgjigjej për ngjarjen e Elbasanit, ku i mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, një javë para zgjedhjeve parlamentare.

?Gazi ti mirë e ke po të isha unë prokuror, të do të të fusja në burg për atë qëndrim që mbajte, ku u vra ai në Elbasan, që u solle si ata cubat o bajgë?

Vazhdo e leh në Opozitë me Babalen, dashke drejtësi ti që miraton ligjet e Ulsi Manjas, shoqata e babalave do drejtësi?.

Janë këto reagimet e demokratëve nëpërmjet komenteve të cilat kanë shpëtuar pa u fshirë nga Gazment Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga