
Vazhdon përhapja e Omicron-it në SHBA/ Vaksina mjeti më i mirë mbrojtës
Një studim i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmu...
Britania ka akuzuar Kremlinin se po kërkon që të vendosë një udhëheqës pro-rus në Ukrainë. Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe nëpërmjet një deklarate theksonte se kishte informacione se qeveria ruse po ndihmonte ish-deputetin ukrainas Yevhen Murayev të vendosej në krye të një qeverie pro-ruse.
Londra nuk dha asnjë provë lidhur me këtë çështje, por një burim i agjencisë së lajmeve ?Reuters? në Ministrinë e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se ?nuk ishte praktikë e zakonshme të ndaheshin informacionet e zbulimit dhe se detajet nuk do të ishin më sekrete, vetëm pas shqyrtimit të kujdesshëm, në mënyrë që të pengohej një agresion rus?.
Mbretëria e Bashkuar tha gjithashtu se kishte informacion se shërbimet ruse të zbulimit po mbanin lidhje me disa ish-politikanë ukrainas, përfshirë figura të larta të lidhura me ish-Presidentin Viktor Janukoviç, i cili u largua për në Rusi në 2014, pas tre muajsh protestash.
Ish-deputeti ukrainas Yevheniy Murayev, i cili sipas zbulimit britanik konsiderohet si njeriu i zgjedhur nga Moska për të udhëhequr qeverinë pro ruse në Ukrainë, reagoi duke thënë se ?koha e politikanëve pro-perëndimorë dhe pro-rusë në Ukrainë ka përfunduar përgjithmonë?.
Ministria e Jashtme e Rusisë reagoi gjithashtu duke i hedhur poshtë pretentimet e autoriteteve britanike.
?Dezinformimi i përhapur nga Ministria e Jashtme britanike është më shumë dëshmi se janë vendet e NATO-s, të udhëhequr nga anglo-saksonët, ato që po përshkallëzojnë tensionet rreth Ukrainës?, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Komentet e zyrtarëve britanik vijnë në një kohë kur diplomatët e lartë amerikanë dhe rusë nuk kanë arritur një marrëveshje mbi krizën. Rusia ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa në kufirin e saj me Ukrainën, por këmbëngul se nuk ka plane për ta sulmuar atë.
Rusia ka parashtruar disa kërkesa ndaj SHBA-së, përfshirë ndalimin e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes dhe një zotim se Ukraina nuk do të lejohet kurrë të bashkohet me aleancën ushtarake perëndimore, gjë që Uashingtoni e ka cilësuar të papranueshme.
Presidenti Joe Biden e kaloi ditën e shtunë në vendpushimin presidencial, ?Camp David?, me ekipin e tij të lartë të sigurisë kombëtare për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se diskutimet përfshinin përpjekje për të ulur tensionet përmes diplomacisë si dhe për të ndërmarrë masa parandaluese të koordinuara ngushtë me aleatët dhe partnerët, përfshirë ndihmë për Ukrainën lidhur me çështje të sigurisë./voa
Një studim i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmu...
Papa Françesku ka bërë thirrje për një ditë ndërkombë...
“I kam kërkuar Ministres së Mbrojtjes, të më lirojë ng...
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë kundër ...
Zëvendëskryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovi...
Sekretari amerikan i Shtetit Blinken tha se Rusia do të përb...
Në kulmin e tensionit lidhur me Ukrainën, lidhur edhe me shq...
Katër zyrtarë, mes tyre dy deputetë të Ukrainës janë sanksio...
Presidenti Joe Biden shënoi vitin e tij të parë në detyrë me...
Për disa, thotë DW, duke komentuar vizitën e presidentit tur...
Britania e Madhe ka njoftuar heqjen e masave kufizuese të ve...
Autoritetet në Kosovë thanë se një person ka humbur jetën gj...
Prej dy vitesh Bullgaria ka bllokuar Maqedoninë e Veriut për...
Gjatë vizitës së tij në Ukrainë, sekretari amerikan i Shteti...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk dhanë asnjë shenjë të mërk...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 19 janar se në Kosovë ja...
Kompanitë amerikane të telekomunikacionit, AT&T dhe Veri...
Zbulimet për festat që u mbajtën në Downing Street gjatë mas...
Rusia mund të nisë sulm ndaj Ukrainës “në çdo ç...
Irfan Hysenbelliu Pseudo-demokracia shqiptare, 30 vite ...
Denoncimi i Stop Dilaver Reka, një banor i Dimalit...
Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 v...
Irfan Hysenbelliu Biznesmeni që tenton të &ld...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...
Foto ilustruese Vijon operacioni i koduar “Perime...
Foto ilustruese Me datë 27.05.2022, rreth orë...
Policia e Korçës vijon “operacionet e sa...
Foto ilustruese Policia ka zhvilluar një operacion...
Paraditja do të jenë në dominimin e kthjellim...
Për të tretën herë, Rana e Hedhun n&eu...
Konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë Qyeti ...
Foto ilustruese Vendi ynë do të vijojë t...
Për shkak të standardeve të pamjaftueshme p...
Nga Irlanda te Spanja, shumë vende evropiane i kan&eu...
Babis Anagnostopoulos Piloti grek, Babis Anagnostopoul...
Ndërtesë e shkatërruar në Ukrainë...
Foto ilustruese Italia shënoi këto ditë ...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici, ka...