LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i acartë/ ARRSH jep informacion mbi gjendjen e rrugëve, ja si paraqitet situata

22 Janar 2022, 15:56, Aktualitet CNA
Moti i acartë/ ARRSH jep informacion mbi gjendjen e rrugëve, ja si

Drejtor i Mirëmbajtjes së Rrugëve në ARRSH, Klodian Sava ka bërë me dije se aktualisht të gjitha akset nacionale janë të aksesueshme normalisht.

Sava ka treguar dhe akset ku janë hasur më tepër vështirësi si pasojë temperaturave ekstreme të motit.

?Deri në këto momente që flasim, të gjitha akset kombëtare, janë të aksesueshme normalisht, nuk kemi problematika të theksuara, rrugët janë të hapura, stafi jo vetëm kontraktorë por edhe i ARRSH është në kontakt të vazhdueshëm, por edhe në terren për të monitoruar situatën.

Problematikat janë në lartësitë e mëdha, 800 m mbi nivelin e detit, gjithsesi, kontraktorët e mirëmbajtjes dhe stafi i ARRSH është në terren dhe nuk kemi pasur bllokime te akseve, vetëm në disa momente të caktuara, kryesisht në rrugët sekondare që lidhin edhe zona më të thella”, tha Sava.

Ai vë theksin se një ndër shkaqet kryesore për bllokimin e rrugëve janë shoferët e papërgjegjshëm, të cilët nuk pajisen me goma dimërore ose zinxhir.

?Situata është e pastër, edhe dje në momente të caktuara mund të kemi bllokime ose problematika parciale, në segmente të vogla, por duhet të kuptojmë edhe këtë pavarësisht angazhimit të madh nga kontraktorët, çdo gjë, proces pune, kërkohen kohën e saj, problematika ka qenë inseksizente në këtë aks, ekzistojnë persona që nuk e marrin seriozisht kur udhëtojnë në këto kushte atmosferike dhe udhëtojnë me goma të papërshtatshme, ose pa zinxhir, kështu nuk vështirësojnë lëvizjen e tyre, por edhe të borëpastruese, prandaj është e domosdoshme që të gjithë drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshme?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga