
Si u manipuluan emërimet/ Padia që zbulon kapjen politike të SPAK
Sistemi i ri i drejtësisë, që u ngjiz për të qenë i pavarur ...
Një njoftim nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit: ?Finalizohet operacioni policor i koduar ?KRIPTOFARM?, i zhvilluar nga Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Evidentohen dy laboratorë për prodhimin e kriptovalutës. Sekuestrohen qindra pajisje që shërbenin për prodhimin e kriptovalutës, të cilat ishin në gjendje pune në dy struktura. Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë.?
Njoftim që mediat e marrin dhe thonë bravo policia, bravo thonë edhe qytetarët që marrin lajmin nga portalet me shpejtësi apo me vonë në edicionet informative televizive. Deri këtu gjithçka duket një sukses i madh i uniformave blu që paskan bërë namin e kanë zbuluar një krim të madh kibernetik.
Në njoftim thuhet janë kryer hetime të shpejta në lidhje me verifikimin e një aktiviteti kriminal në fushën e prodhimit të kriptovalutave si dhe ndjekjen penale të disa shtetasve për veprat penale të ?Mashtrimit Kompjuterik?, ?Ushtrimi pa liçencë i veprimtarive financiare?, ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Pastrimit të produkteve të veprës penale? .
Policia i fut disa nene kur thotë verifikim, pra nuk ka siguri të plotë se ka kapur në flagrancë një person apo ka zhbuluar një krim. Edhe verifikim edhe krim, pra ende pa hetuar duke verifikuar i futim një njoftim për mediat sikur është bërë nami.
Por dardha e ka bishtin mbrapa.
Më tej e gjithë historia bëhet edhe më qesharake.
?Nga hetimet e kryera nga ?Njësia C ? për Hetimin e krimeve kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave të cilat krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike duke krijuar përfitime monetare si dhe shmangien e procedurave ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit por dhe funksionimin e rregullt të këtij aktiviteti përsa i përket të ardhurave duke shfrytëzuar, keqinterpretuar dhe keqpërdorur hapësirat ligjore?,
Një gënjeshtër e madhe sepse strukturat janë regjistruar sipas ligjeve të shtetit shqiptar në QKB dhe pranë çdo autoriteti tjetër duke paguar taksat rregullisht.
Kriptomonedhat pas krijimit rregjistrohen në momentin e transaksioneve ato taksohen pas kalimit të shumave në bankë.
Në rast se pseudo ekspertët nuk e kuptojnë procedurën, duhet që policia të largojë injorantët dhe militantët, duke thirrur profesionistë të fushës, jo kriça.
Për ta justifikuar ?bombën? që ju plasi në dorë dhe shpërdorimin e pastër të detyrës për të mos thënë më tej një gjobë kriminale ndaj biznesit, në njoftim thuhet se ?Nga verifikimet dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas megjithëse nuk kanë marrë një përgjigjie pozitive nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për krijimin e këtij aktiviteti kanë zhvilluar aktivitetin e tyre i cili bie ndesh dhe me ligjin Nr. 66/2020 ?Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë? duke qenë se nuk plotëson asnjë nga kriteret e vendosura në këtë ligj?.
Çfarë përgjigje?
AMF i ka thënë zyrtarisht policisë se ky aktivitet është legal dhe nuk ka kompetencë ligjore për liçensim nga AMF.
Po ashtu asnjë aspekt i veprimtarisë së këtyre shtetasve nuk është i qartë përsa i përket aseteve të kompanisë, zhvillimit të aktivitetit, deklarimit të fitimit, futjes së të dhënave kompjuterike me qëllim përfitimin monetar etj.
Së pari, AMF nuk ka çfarë përgjigjë të japë, kur një subjekt rregjistrohet në QKB, qartazi ai ska nevojë për liçensë specifike të kërkuar.
Nuk ka asnjë ligj në Shqipëri që ndalon kriptomonedhat legale apo që të detyron për liçensë të veçantë.
Sërish policia dhe strukturat e përfshira rreken që të justifikojnë zhurmen mediatike dhe nga një grup ?kriminal?, na doli tek disa njerëz që skanë pritur përgjigjen për liçensë, kur ligji nuk thotë që duhet liçensë.
Më tej bëhen edhe më qesharakë kur thonë se ?Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
631 copë pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuterike për procesimin e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuterike për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë Hard disqe të jashtme, 71 copë pajisje elektronike për stabilizimin e temperaturave, pajisje elektronike për shpërndarjen e internetit, pajisje kompjuterike të lëvizshme dhe dokumenta të ndryshme të subjekteve, fatura financiare, shënime të ndryshme etj.?.
Policia bëhet edhe më banale pasi të gjitha paisjet janë futur në doganë, janë paguar taksat nga subjekti dhe nuk ka asgjë për t?u fshehur.
Për herë të parë policia shkon të kapë “hajdutin” dhe del “hajduti vetë”, sepse përballet me një rast ku priste të gjente vjedhje energjie por gjeti kontratë me OSHE dhe energji të paguar miliona lekë, priste evazion fiskal gjeti fatura dhe taksa të paguara, priste fshehje të ardhurash i gjeti të gjitha paratë në bankë, pristë paisje kondrabandë i gjeti të gjitha me fatura zhdoganimi, priste subjekt pa liçensë e gjeti të rregjistruar ne QKB, me administrator dhe krejtësisht legal.
Ky është rasti kur jo vetëm uniformat blu por edhe disa struktura të tjera shtetërore duke ndjekur nga pas policinë, të paqartë, kaotikë, të paaftë përfshihen në një shpërdorim të pastër detyre.
Ky është rasti kur ?mbarset mali e pjell një mi? nga bodrumet e policisë./CNA.al
Bitcoin në Shijak/ Pesë faktet që rrëzojnë pseudo-operacionin policor
Zbulohet një laborator “Bitcoin”/ Sekuestrohen 210 aparatura, një në pranga
Sistemi i ri i drejtësisë, që u ngjiz për të qenë i pavarur ...
Policia ka njoftuar sot se ka bërë një zbulim të madh. Ka ka...
Fiks Fare denoncoi veprimet e noterit Kelti Mano, i cili ësh...
Eduard Fratel Qerimi, një qytetar nga Puka, tregon për emisi...
Carlo Bollino i cili merr para sistematikisht nga pronarët e...
Ndodh edhe kështu. Mjafton ti përkasësh një force politike, ...
Koncesioni i inceneratorëve është një ndër më të akuzuarit n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një ndërtues, i ci...
Rreth dy muaj më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e av...
Koncesioni i inceneratorëve, e quajtur afera e shekullit, pë...
Lidhur me enigmat e vdekjes së 3-vjeçarit në kopshtin...
Lajmi se një 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një ...
Pagesat qindra milionëshe të kompanive të inceneratorëve nuk...
Mijëra banorë të Njësisë Administrative Balldre në Lezhë rre...
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar manipulimin që u është...
Një grua e dhunuar me 3 fëmijë ankohet në emisionin Fiks Far...
Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar në emisionin Stop në ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndo...
Qytetarja Katerina Shallo para 6 muajsh ka denoncuar në emis...
VOX TV dhe “Infinit Communication”, janë dy kompani mediati...
Irfan Hysenbelliu Pseudo-demokracia shqiptare, 30 vite ...
Denoncimi i Stop Dilaver Reka, një banor i Dimalit...
Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 v...
Irfan Hysenbelliu Biznesmeni që tenton të &ld...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...
Foto ilustruese Vijon operacioni i koduar “Perime...
Foto ilustruese Me datë 27.05.2022, rreth orë...
Policia e Korçës vijon “operacionet e sa...
Foto ilustruese Policia ka zhvilluar një operacion...
Paraditja do të jenë në dominimin e kthjellim...
Për të tretën herë, Rana e Hedhun n&eu...
Konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë Qyeti ...
Foto ilustruese Vendi ynë do të vijojë t...
Për shkak të standardeve të pamjaftueshme p...
Nga Irlanda te Spanja, shumë vende evropiane i kan&eu...
Babis Anagnostopoulos Piloti grek, Babis Anagnostopoul...
Ndërtesë e shkatërruar në Ukrainë...
Foto ilustruese Italia shënoi këto ditë ...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici, ka...