LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jam kërcënuar”/ Basha nxjerr një tjetër grua për të sulmuar Berishën

22 Janar 2022, 17:05, Aktualitet CNA
“Jam kërcënuar”/ Basha nxjerr një tjetër grua

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme një takim me demokratët në Durrës.

Takimi u hap nga Elira Devolli, anëtare e Këshillit Kombëtar në PD në këtë qytet, ku gjatë fjasës së saj sulmoi ashpër liderin historik Berisha.

Devolli tha se Berisha nuk do të vijë në krye të PD për të mirën e demokratëve.

?Jam linçuar dhe kërcënuar nga brenda familjes time politike. Nuk besoj se Sali Berisha për të mirën e demokratëve do që të vijë në krye të Partisë Demokratike sërish.

Nuk shoh asgjë parimore. Nëse donte të vinte në krye të PD për të mirën tonë, kur u shpallën zgjedhjet brenda partisë nuk duhet të shkonte të votonte por të kandidonte.

Do ia kishte kursyer demokratëve këtë zallamahi. Foltorja e Berishës nuk është aspak parimore. Përfitoj nga rasti dhe i bëj thirrje vëllezërve dhe motrave demokratëve që të mos ia lëmë Bashkinë e Durrësit mafies së betonit?, tha Devolli.

Kjo nuk është hera e parë që Basha ?fshihet? pas figurës femërore për të sulmuar qoftë qeverinë apo ish kryeminsitrin Sali Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga