‘‘E.A. do vritet’/ Paloka bën ‘rezil’ Bashën e Brahon: Më vjen turp që kam qenë koleg me ta

22 Janar 2022, 18:24, Politikë CNA
‘‘E.A. do vritet’/ Paloka bën ‘rezil’

Deputeti demokrat Edi Paloka ka komentuar deklaratat e bujshme të Spartak Brahos së në protestën e 8 janarit do të vritej një deputet duke iu referuar Enkelejd Alibeajt.

I ftuar në Kjo Javë, me tone të forta kritike, duke iu referuar dhe deklaratave të Bashës, Paloka tha se i vjen turp që i ka patur kolegë.

?Më vjen turp që kam qenë koleg me ta. Doli foli Spartak Braho që e dinë të gjithë kush është dhe iu vu Garda Enkelejd Alibeaj. Po pse do shkoja unë  të vrisja Enkelejdin? Apo Grida Dumën? Po e them edhe njëherë, më vjen turp që kam qenë koleg me ta.

Basha zgjodhi të thërriste policinë e Ramës. Çfarë do ndodhte nëse dyert do ishin hapur? Ne na u mbyll dera dhe vajtëm për t?i hapur. Kaq. Atë ditë iu vu vula e turpit Lulzim Bashës.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga