Basha justifikohet para demokratëve/ ‘Nuk kam dalë për takime në bazë për të shmangur përplasjet’

22 Janar 2022, 15:27, Aktualitet CNA
Basha justifikohet para demokratëve/ ‘Nuk kam dalë për

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me degën tetë në Tiranë.

Para demokratëve, Basha është justifikuar se përse ka refuzuar ti takojë ata që pas vendimit që mori për të përjashtuar nga partia ish-kreun e saj, Sali Berisha.

Basha akuzoi ish-kryeministrinn Sali Berisha dhe mbështetësit e tij  se pushtetin e tyre personal e kanë ndërtuar gjithmonë mbi sakrificën e demokratëve të ndershëm.

“Njerëzit e kanë kuptuar këtë. Nuk ka arsye tjetër pse jemi të gjithë bashkë sonte këtu e do të vazhdojmë të jemi ditë për ditë sepse njerëzit e kanë kuptuar. Pyetja që bënin njerëzit përpara pse s’del dhe ti, besoj e ka marrë përgjigjen. A mund t’i falja unë Edi Ramës kënaqësinë e një përplasje me demokratët si ajo që u përpoq të bënte Sali Berisha me ata pak njerëz që për karrigen e tyre janë gati të djegin Shqipërinë me datë 8 janar? 

A mund t’ia lejoja vetes time në radhë të pare, që ky që më njihni si çunin e lagjes tuaj, edukatës time familjare, sensit tim si demokrat që në momentin e parë që ka lind kjo parti e jo më pastaj përgjegjësisë që më keni ngarkuar si kryetar i Partisë Demokratike t’i vija demokratët kundër njëri-tjetrit”, tha Basha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga