LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 6 marsit/ Këlliçi: Ne do të fitojmë jo vetëm Shkodrën, por edhe bashki të tjera

21 Janar 2022, 21:17, Politikë CNA
Zgjedhjet e 6 marsit/ Këlliçi: Ne do të fitojmë jo

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale të cilat do të zhvillohen në 6 mars. Këlliçi theksoi se do të futen në zgjedhje me kandidatët e tyre.

Në studion e ?Zonë e Lirë?, Këlliçi u shpreh i bindur se do të fitojnë jo vetëm bashkinë e Shkodrës, por edhe bashki të tjera.

?Ne do të futemi në këto zgjedhje, do të kemi kandidatët tanë. Në datën 6 mars është një provë konkrete për tu parë se ku është opozita e vërtëtë në këto zgjedhje. Në të 6 bashkitë, Komsioni i Rithemelimit do të jetë prijës i votës opozitare. Ne duam të fitojmë jo vetëm Shkodrën, por edhe bashki të tjera në mënyrë të padiskutueshme me kanditatë të mirë. Ne hyjmë për të fituarë kundër Ramës jo kundër Bashës?, u shpreh Këlliçi.

Përsa i përket bashkisë së Shkodrës, Këlliçi tha se nuk kanë ende një kandidat. Ai theksoi se ka një komision prej 29 personash, i cili do të ?filtrojë? kandidatët e mundshëm për kryetar bashkie.

?Për Shkodrën nuk ka ende asnjë kandidat. Do të kalojnë përmes një komisioni prej 29 personash që drejton PD, një prej tyre është Sali Berisha?, tha Këlliçi.

Lajmet e fundit nga