LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia ka harruar të fitojë, del huq edhe ndaj Egnatias

21 Janar 2022, 18:00, Sport CNA
Vllaznia ka harruar të fitojë, del huq edhe ndaj Egnatias

Vllaznia nuk di më të fitojë. Skuadra shkodrane ka regjistruar sot barazimin e katërt radhazi në kampionat, duke u ndalur 1-1 këtë radhë nga Egnatia, në një sfidë ku shfaqi përsëri problemet e dueleve të mëparshme.

Shkodranët krijuan shumë volum loje, si dhe raste për shënim, por përsëri shpërdoruan në mënyrë të pabesueshme mundësi të mira shënimi para portës. Aralica dhe Gjurgjeviç shpërdoruan në pjesën e parë të takimit, ndërsa mbrojtja kishte hutimin e zakonshëm duke pësuar një gol në kundërsulm nga Ademi i cili bëri 50 metra me topin në këmbë para se të mposhte Zogoviç.

Egnatia luajti në mbrojtje në fraksionin e dytë të lojës, duke i lëshuar territor Vllaznisë e cila krijoi dhe ia doli të shënonte golin e barazimit me Krymin. Por ata nuk ai dolën të çonin në rrjetë përsëri sferën në minutat e mbetura dhe kështu, u ndalën në barazimin e katërt radhazi, duke humbur mundësinë për të ngushtuar diferencën me kreun.

Lajmet e fundit nga