LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të erdhi dita të hedhësh prap lule në bulevard”/ Rama kapet me qytetarët për “21 janarin”

21 Janar 2022, 08:17, Politikë CNA
“Të erdhi dita të hedhësh prap lule në

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot do të përkujtohen tragjedia e 21 Janarit.

Ndërmjet të tjerash ai e ka vënë theksin tek drejtësia.

?Mirëmëngjes dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi?, shkruan Rama në rrjete sociale.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime tek qytetarët, të cilët kanë bërë përgjegjës Ramën për 21 janarin por edhe për drejtësinë që nuk funksionuar.

Rama ka zgjedhur t?u kthejë përgjigje disa qytetarëve, duke u justifikuar se ai ka bërë brenda mundësive çdo gjë për familjet e katër viktimave.

Ndërsa në lidhje me dështimin e drejtësisë, Rama ka thënë se kanë bërë një punë mjaft të madhe me Reformën në drejtësisë dhe se nuk janë në vitin 1945 kur gjyqet i bënte partia dhe Qeveria.

Sipas tij pot ë ishte bërë reforma në drejtësi në vitin 1990, sot nuk do të ishin këto halle.

Më tej, Rama u ka bërë thirrje qyterarëve për durim derisa drejtësia e re të jetë plotësisht funksionale.

Qytetari:Të erdhi dita prap të hedhësh lule në bulevard,se drejtësi duhen edhe ca vite të demostrosh zotrote si Kryeministër

Rama: Po, je shumë i saktë, duhet ende kohë që Reforma në Drejtësi të japë të gjitha frytet e saj, sepse u bë vetëm para pak vitesh, se po të ishte bërë që në vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot.  Drejtësia në demokraci nuk bëhet me sustë, s’jemi në vitin 1945, kemi ndërruar sistem, nuk e bën kryeministri as partia drejtësinë lavdi Zotit, prandaj duhet durim, sepse ato vendet me drejtësi qe shohim ne, kishin sistem drejtësie të drejte kur ne s’ekzistonim fare si shtet.

Qytetari: Po naltmadhni po, por jeni aq bashkëfajtor sa është dhe Berisha me Lulin në këtë ngjarje që mos të permendim atë Mr.korrupsionin ?Metën? , i dërguat njerëzit si cjapi tek kasapi dhe tani derdhni lot krokodili. Atë që ju bashke i keni bërë Shqipërisë për 30 vjet nuk ja ka bërë Enveri për 50 vjet.

Rama: Jo jo, ky është një këndvështrim krejt arbitrar dhe pa lidhje me realitetin, përpos edhe me një gjuhë që nga pikëpamja etike lë shumë për të dëshiruar, njësoj si të ngatërrosh vajin me uthullën, ndërsa për Enverin e për këto 30 vjet nuk ke ç’i thua kujt nuk e ka idenë as se ç’ishte enverizmi as se ç’është shtendërtimi dhe mirë s’e ka idenë, po as nuk do të mesojë, përkundrazi, jep edhe mend.

Qytetari:Kur thua ti që do bëjmë drejtësi që je në krye të shtetit kur ndihesh ti i pafuqishem përballë kësaj gjendje po ne njerëzit e thjeshtë që çdo ditë e ndjejmë këtë padrejtësi në çdo hap që hedhim? Po të ishe ti i vendosur jo vetëm që kjo drejtësi do ishte bërë me kohë, po dhe shumë gjëra të tjera.

Rama: Në vitin 1990 kemi zgjedhur një sistem demokratik, dmth nuk kemi më sistemin e 1945-ës, ku drejtësinë e bënte partia dhe Qeveria, kështu që na duhet punë e durim për të ndërtuar një drejtësi të drejtë e të pavarur, prandaj e bëmë edhe Reformën në Drejtësi, që po të ishte bërë në vitet 90 sot nuk do kishim këto halle.

Qytetari: 3 mandate i more dhe akoma nuk ja ke lehtësuar dhimbjen familjeve.

Rama: I kam bërë unë të gjitha ato që më takonin, edhe Reformën në Drejtësi edhe përkujdesjen për familjet sipas mundësive, sepse nuk jemi në vitin 1945, kur partia e Qeveria bënin edhe gjyqet, kështu që duhet durim e besim, nuk ka rrugë tjetër, përtej fjalëve që thuhen kollaj./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga