LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreh shefin e rrugores/ Arrestohet 70 vjeçari, i sekuestrohen pistoleta dhe fishekët

21 Janar 2022, 13:43, Kronika CNA
Rreh shefin e rrugores/ Arrestohet 70 vjeçari, i sekuestrohen pistoleta

Shtetasi me iniciale N.P, 70 vjeç është arrestuar pasi një ditë më parë në aksin rrugor Berat-Dimal është përfshirë në një aksident.

Teksa drejtonte mjetin e tij tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër. Në momentin që kanë arritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor në vendin e ngjarjes, ky shtetas,  ka goditur me sende të forta Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor.

Më pas gjatë kontrollit këtij shtetasi iu sekuestruan në banesë një armë zjarri pistoletë dhe fishekë.

U përfshi në aksident rrugor dhe goditi me sende të forta Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor.

Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. P., 70 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme rreth orës 10:00, në aksin rrugor Berat-Dimal, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër. Në momentin që kanë arritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor në vendin e ngjarjes, shtetasi N. P., ka goditur me sende të forta Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. P., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme“, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga