LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta shigjeton Bashën/ I shkel syrin Ramës

21 Janar 2022, 11:26, Politikë CNA
Meta shigjeton Bashën/ I shkel syrin Ramës

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat nga Korça ka shigjetuar kryetarin e shkarkuar të PD, Lulzim Basha.

Teksa një prej gazetarëve i kujton deklaratën e tij para zgjedhjeve të 25 Prillit se nëse Edi Rama  humb zgjedhjet parlamentare kishte premtuar se do të jepte dorëheqjen, në këtë moment Meta shprehet se ndeshja ka qenë e shitur dhe e trukuar.

Nuk ka fituar, ka qenë ndeshje e shitur, e trukuar”, tha Meta.

Ndër të tjera, Meta është shprehur se mezi po pret të zhvishet nga kostumi i presidentit për tu bërë pjesë e betejave, duke treguar kështu se është gati të rikthehet në garë politike.

Pasi të heq kostumin e presidentit dhe t?ia jap Toninit më keni në beteja”, vijoi Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga