LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meksi: Jemi në rrugën e duhur, por kemi nevojë për përforcime

21 Janar 2022, 08:13, Sport CNA
Meksi: Jemi në rrugën e duhur, por kemi nevojë për

Skënderbeu barazoi pa gola në shtëpi kundër Laçit, në sfidën e parë për këtë vit në Superiore. Korçarët e nisin vitin mirë, pasi edhe loja ishte e kënaqeshme. Së fundmi ka folur kapiteni i ekipit, Jorgo Meksi, i cili thotë se skuadra duket në rrugën e duhur. Ai flet gjithashtu edhe për merkaton.

“Jemi të kënaqur me paraqitjen ndaj Laçit. Loja jonë ishte e mirë dhe ndoshta mund të kishim fituar nëse do kishim shfrytëzuar si duhet rastet. Sa i përket merkatos, kjo është puna e drejtuesve. Ne duam të na vijnë lojtarë sepse na ndihmojnë në stërvitje dhe të kemi konkurrencë në çdo pozicion. Aspekti personal? Jam i fokusuar te Skënderbeu, por nuk e mohoj që do më pëlente një aventurë me një klub më të fortë jashtë Shqipërisë, u shpreh Meksi.

Lajmet e fundit nga