LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lidhja e Bashës me 21 Janarin/ Flet Artan Hoxha

21 Janar 2022, 13:20, Aktualitet CNA
Lidhja e Bashës me 21 Janarin/ Flet Artan Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se sot është dita kur Lulzim Basha duhet të tregojë se çfarë di për 21 Janarin, ditën kur 11 vite më parë mbetën të vrarë 4 persona.

Në një intervistë në studion e Abc news, Hoxha shprehet se, nëse Basha nuk ka guxim e kurajo ta tregojë në SPAK, tu tregojë qytetarëve që është një politikan me formim perëndimor.

?Basha deklaroi se unë nuk bëra atë që bëri Berisha më 21 janar, ai sot mund të na tregojë se çfarë bëri. Këta përdorin budallëqe edhe më të pabesueshme çadra pistoletë, stirolapsa pistoletë? Sot është një ditë që Basha duhet të rrëfehet për 21 janarin, unë s?po them në SPAK sepse mbase s?e ka kurajën të shkojë por mbase qytetarëve për të dëshmuar se ai nuk është si Berisha por një politikan me formim perëndimor. Ai t?u thotë dhe familjarëve të vrarë se çfarë di ai për 21 janarin. Nëse do  të tregojë se nuk është si Berisha të distancohet duke treguar për 21 janarin. Të distancohet dhe nga trekëndëshi i Bermudës siç thotë ai. Nëse s?e bën këtë ai tregon se është bashkëpunëtor në ngjarjen e 21 janarit?, tha Hoxha.

Po në lidhje me këtë mgjarje, Hoxha ka bërë një thirrje për prokurorinë në lidhje me ish-deputetin Spartak Braho, i cili ka treguar një episod në lidhje me 21 janarin.

?Spartak Braho tha një element interesant prokuroria ta hetojë. Ai ishte njeriu më i afërt i Ilir Metës atëherë. Për këtë gjë ai deklaroi se bashkë me Bashën kanë shkuar të dy në shtëpinë e të ndjerit Agron Bala, ish-gazetar dhe kanë parë filmimet se si është bërë vrasja. Braho tha unë e pashë dhe më thirrën si ekspert dhe u thashë mos u shkoni pas asaj gjëje?, vijoi me tej Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga