LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar për krime në Zvicër e Itali/ Kush është mercenari që shoqëroi Bashën në Laç

21 Janar 2022, 17:07, Politikë CNA
I dënuar për krime në Zvicër e Itali/ Kush është

Lulzim Basha vijon të shtojë mercenarët rreth vetes së tij. Pasi mbushi selinë e PD me të dënuar për vrasje, duket se tashmë po mundohet të mbushë edhe sallat me personazhe të tillë.

Pas Paro Laçit që iu kundërvu të rinjve të FRPD-së dhe grave të LDG-së në Tiranë, në Laç u regjistrua një tjetër rast dhunimi ndaj një demokrati, vetëm se përse thirri ?Basha ik?.

Në pamjet e transmetuara në media duket qartë se si mercenarët e Lulzim Bashës dhunojnë demokratin, edhe në prezencë të policisë, ku efektivët duken të pafuqishëm për ti ndaluar e për të mbrojtur qytetarin që dhunohej barbarisht.

E duket se rekordet kriminale dhe e kaluara kriminale e këtyre mercenarëve duket se e ka friksuar edhe policinë që të mos veprojë.

Po kush janë këta mercenarë?

Në pamjet e transmetuara nga vetë Lulzim Basha, por të identifikuar edhe nga qytetarët është edhe Ardian Piroli, raporton Syri Tv.

Sipas denoncimeve të mbërritura Piroli, i cili është parë të dhunojë qytetarin që thirri ?Basha ik? ka ardhur në Shqipëri vetëm disa muaj më parë, pas shyerjes së burgut në Zvicër, e më herët ka qenë i dënuar edhe në Itali.

Por  jo vetëm Piroli, një tjetër personazh i njohur për drejtësinë, që u pa në krah të Lulzi Bashës ishte edhe Sami Dema.

Me profesion jurist, e ish-kryetar i Dhomës së Avokatisë Lezhë, Dema është arrestuar për akuzën e rryshfetit e dosja e tij tashmë është në duart e prokurorëve të SPAK.

Dema u denoncua publikisht  në vitin 2019 se kishte marrë nga një qytetar 6 mijë euro, të cilat u kishte thënë se do ia jepte një gjyqtari për të liruar një të arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Por pas mosbylljes së dosjes, qytetari ka denoncuar Demën, i cili pas transmetimit të rastit në emisionin investigative Fiks Fare, u arratis për t’i shpëtuar drejtësisë.

2 muaj më pas, Dema u arrestua nga Policia në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK, për akuzën ?Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë? dhe ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike?.

Por tashmë, pasi kanë lënë qelinë, duket se rehabilitimi i tyre është marrë përsipër nga Lulzim Basha, që i shfaq këta personazhe në krah të tij në takimet që zhvillon./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga