FOTOT-“O Zot i madh, ça të lësh pa promovuar”/ Meta nga Korça: Blegtorinë duhet ca besnik që ta ruajnë se e ha ujku

21 Janar 2022, 12:08, Aktualitet CNA
FOTOT-“O Zot i madh, ça të lësh pa promovuar”/ Meta

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Korçën, ku ka vlerësuar me tituj të rëndësishëm artistë të shquar korçarë si dhe i ka dhënë Teatrit “Andon Zako Çajupi” titullin “Nderi i Kombit”.

Në një prenoncim për gazetarët, Meta u pyet se çfarë do të promovonte nga qyteti i Korçës. Presidenti nuk nguroi të tregonte se ka shumë destisnacione që do të promovonte nga ky qytet.

Në një moment, Meta nxjerr telefonin dhe tregon disa pamje të peisazheve me dëborë, e krahas shprehet me nota ironie dhe humori:

“O zot i madh, ca të lësh këtu pa promovuar. Ca është kjo pyetje. Ja prit prit, se kjo është në Dajt në Tiranë (nxjerr fotot nga celulari). Ja shikojë këtu, qarku i Korçës, ja kjo është me dëborë, si ato gratë tek Dimri i Fundit. Blegtorinë duhet ca besnik që ta ruajnë sepse e ha ujku pastaj”, tha Presidenti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga