LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Elbasan/ Doli për të hedhur mbeturinat, 61 vjeçari rrëshqet dhe humb jetën në vend

21 Janar 2022, 21:18, Kronika CNA
E rëndë në Elbasan/ Doli për të hedhur mbeturinat, 61

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Një i moshuar, i cili kishte dalë për të hedhur mbeturinat, ka rrëshkitur dhe si pasojë ka humbur jetën në vend.

61 vjeçari me iniciale Q.K ka qenë banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan.

?Elbasan / Informacion paraprak

Më datë 21.01.2022, rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç , banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se  duke hedhur mbeturinat  tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes?, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga