LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Curri “zbërthen” skenarët/ Si po bashkëpunon Rama-Basha për Bashkinë Shkodër

21 Janar 2022, 21:07, Politikë CNA
Curri “zbërthen” skenarët/ Si po bashkëpunon

Analisti Arjan Curri duke folur për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, bën me dije se në prapaskenë po punohet që kryeministri Edi Rama ti falë Bashkinë e Shkodrës Lulzim Bashës.

Nga studio Zonë e Lirë, Curri tregoi tre tre lëvizjet që do ndodhin, që kryeqendra e veriut në pushtetin vendor të qeveriset nga kandidati i Bashës, i cili sipas tij është biznesmen i fuqishëm dhe ka hedhur shumë lek.

?Në Shkodër Basha do kandidoj një biznesmen të fuqishëm që ka dhënë shumë lek. Në zgjedhjet lokale njerëzit votojnë personin jo partinë. Hilja e dytë është që Rama do porosit të vetët të votojnë për Lulzim Bashën. E treta Yuri Kim, Escobar dhe të gjithë amerikanët do rrisin deklaratat kundër Berishës dhe kjo gjithësesi do godasë?, tha Curri./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga