LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Beteja më e madhe brenda dy grupeve”/ Lubonja: PS merr të gjashta bashkitë

21 Janar 2022, 16:25, Politikë CNA
“Beteja më e madhe brenda dy grupeve”/ Lubonja: PS merr të

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se Partia Socialiste do të marrë të gjashta bashkitë në zgjedhjet e pjesshme vendore.

I ftuar në emisionin ?Pikat mbi i?, sipas Lubonjës, beteja më e madhe do të jetë brenda dy grupeve të PD-së dhe se mendon se pjesën më të madhe të bazës e ka ish kryeministri Sali Berisha.

Ndër të tjera, Lubonja shprehet se do të ishte çudi nëse ndonjërën nga bashkitë ta merrte PD.

?Unë mendoj që beteja më e madhe do jetë brenda dy grupeve të PD-së. Do jetë më emocionale, por që nuk do ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Edhe Shkodrën e mori PS në zgjedhjet e tjera. Për mua as ka pikë dyshimi se të gjashta i merr PS-ja dhe do të ishte çudi e madhe që ndonjëra prej tyre të merrej nga?edhe këtë nuk di ta them, sepse mendoj që pjesën më të madhe të bazës e ka Berisha?, është shprehur Lubonja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga