LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha drejton partinë e turpit”/ Demokrati gris live kartën e anëtarësisë

21 Janar 2022, 16:54, Politikë CNA
“Basha drejton partinë e turpit”/ Demokrati gris live

Zhgënjimi i Lulzim Bashës tek demokratët po reflektohet çdo ditë e më shumë, ku kryetari i shkarkuar i PD po braktiset në masë dhe mbështetjen po e gjen në një pakicë që i ka mbetur pranë vetes.

Anëtari i Kryesisë së PD-së Lefter Selami, u shpreh se Basha është mashtrues ordiner, duke shtuar se tani e tutje të mos thotë se drejton PD-në, por të deklarojë se drejton Partinë e Turpit.

Ai grisi me gërshërë kartën e anëtarësisë së PD, duke thënë se Basha le të thotë më mirë se drejton Partinë e Turpit e asesi Partinë Demokratike.

?Lulzim Basha na ka gënjyer historikisht neve demokratëve. Kuvendi i 18 dhjetorit ishte miting i PS-së në fakt. Basha nuk ka asnjë mbështetje në bazën e Himarës. Basha është thjesht një deputet. Ne jemi me lëvizjen që bën Sali Berisha. Unë e djeg kartën e anëtarësisë së PD-së.

Lulzim Basha është mashtrues ordiner, se nuk mbahet partia me dyer të mbyllura, por mbahet me demokratë dhe me njerëz. Për Bashën dhe PD ne jemi përballur me gaz lotsjellës, por ai nuk ka merituar asgjë nga ne demokratët. Basha t?i vendosë emrin Partia e Turpit, se nuk ka punë me Partinë Demokratike?, deklaroi Selami./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga