LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha dhe Berisha "përplasen" në KQZ?/ Celibashi jep përgjigjen e prerë

21 Janar 2022, 10:52, Politikë CNA
Basha dhe Berisha "përplasen" në KQZ?/ Celibashi jep

Kreu i KQZ,  Ilirijan Celibashi në një deklaratë për mediat ka dhënë informacionet për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

I pyetur se kandidatët e kujt do të pranojë të PD apo të Komisionit të Rithemelimit, Celibashi u shpreh se, për këtë do të vihen në dijeni pasi të regjistrohen partitë politike dhe të paraqiten dokumentet e duhura.

?Partia që kërkon të regjistrohet duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një prej tyre nga gjykata e Tiranës që përmban të dhënat mbi partinë politike, përfshirë emër, organet drejtuese, organet kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët. Kështu që nuk është një çështje e komisionit është një çështje e përcaktuar mirë nga ligji dhe në momentin që do të fillojë procesi i regjistrimit të partive, ju do të merrni dijeni mbi partitë që regjistrohen dhe përfaqësuesit e tyre.?, tha Celibashi./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga