LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Prishtina godet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Skënderbeut që u shit për 300 mijë euro

20 Janar 2022, 19:59, Sport CNA
ZYRTARE/ Prishtina godet në merkato, prezanton ish-futbollistin e

U trumbetua se do të bëhej një lojtar i kalibrit të lartë Europian, por Agim Zeka vazhdon të lundrojë në ujra të turbullta.

Ish-futbollisti i Skënderbeut, i cili në janar të vitit 2017 u transferua nga korçaret drejt francezëve të Lilës për plot 300 mijë euro, është rikthyer te Prishtina, aty ku e ka nisur karrierën si futbollist.

Zeka ka nënshkruar kontratë me klubin nga kryeqyteti kosovar pas gjashtë muajve të kaluar te Drita. 23-vjeçari është prezantuar zyrtarisht te kampionët në fuqi të Superligës së Kosovës.

?Prishtina është klubi i zemrës dhe jam rikthyer me shumë dëshirë. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe është nder për mua të paraqitem për ekipin në këtë vit kur edhe festohet 100 vjetori i themelimit të klubit?, deklaroi Agim Zeka, për faqen zyrtare të Prishtinës.

Lajmet e fundit nga