LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zi në familjen e Bashës/ Bashkëshortja humb njeriun e shtrenjtë

20 Janar 2022, 12:24, Aktualitet CNA
Zi në familjen e Bashës/ Bashkëshortja humb njeriun e

Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela Basha ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Aurela Basha bën të ditur se është ndarë nga jeta babai i saj, Xhafer Isufi.

?Lajmërim!

Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.

Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e ?Funeral Home Herri?.

Adresa: Rr. ?Asim Vokshi?, përballë shkollës ?Harry Fultz?, prej ditës së sotme datë 20 Janar, deri nesër paradite.

Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.

Familja pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20:00.

Me mirënjohje dhe respekt,

Familja Isufi-Hitaj-Bozhaj?-thuhet në mesazh./CNA.al

Lajmet e fundit nga