LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 6 marsit/Tre kandidatët që pritet të përballen në Durrës

20 Janar 2022, 18:55, Politikë CNA
Zgjedhjet e 6 marsit/Tre kandidatët që pritet të përballen

Presidenti Ilir Meta sot dekretoi datën 6 mars si ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashki. Një nga këto është Bashkia e Durrësit, nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në vend.

Në Durrës, kryebashkiakja e këtij qyteti dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të vitit 2019, menjëherë pas situatës së tërmetit, disa gafave në publik dhe tashmë drejtohet nga Emirjana Sako.

Më pas bashkia u mor në drejtim nga një tjetër emër dhe aktualisht Emirjona Sako është zonja që sot drejton Bashkinë e Durrësit. Emirjona Sako mund të jetë edhe emri  që socialistët do të kandidojnë në garë për zgjedhjet e 6 marsit. Kjo për faktin se kryetari i bashkisë është për jo më shumë se sa një vit në detyrë, pra për vetëm pjesën e ngelur deri në dekretimin e zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm nga presidenti Ilir Meta, një periudhë pak a shumë një vit.

Ndërkohë nga partia e Lulzim Bashës, njeriut që ka kapur selinë e PD dhe mban vulën pritet që emri i kandidatit të jetë Luan Hoti, njeriu që Basha ka investuar në këto vite dhe aktualisht e ka komanduar kryetar dege të PD me vulë në Durrës.

Nga ana tjetër, koalicioni opozitar, ku pritet të mblidhen njerëzit e rithemelimit të PD, pra njerëzit që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, pra Komisioni i Rithemelimit dhe parti të tjera opozitare, pritet të kandidojnë një tjetër emër, i cili mund të jetë Ard Muka. Ky i fundit më parë duhet të kalojë në primare, por mesa duket nuk ka emra të tjerë që ta rivalizojnë dhe Muka pritet të jetë emri i vetëm përballë Luan Hotit dhe Sakos së Rilindjes në garë për Bashkinë e Durrësit në 6 mars të 2022./CNA.al

Lajmet e fundit nga