LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punimet në bazën ajrore të Kuçovës/ Rama: Tre vite më parë na përqeshën

20 Janar 2022, 10:52, Politikë CNA
Punimet në bazën ajrore të Kuçovës/ Rama: Tre vite

Sot kanë nisur punimet për bazën ajrore të Kuçovës.

Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ceremoni, tah se ky investim tregon se vendi ynë është vlerë në Nato.

 “Për ne ky lajm ishte shumë i mirëseardhur. Jo vetëm krijonte këtë vlerë të re në të gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por në të njëjtën kohë përçonte një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozitën tonë në aspektin gjeografik, politik dhe ushtarak“, u shpreh Rama.

 Kryeministri më tej është shprehur se janë  shumë të vetëdijshëm për për volumin e kontributit të vendit tonë në raport me vendet e tjera.

Por, sipas tij falë edhe punës së përbashkët që  ka çuar bashkëpunimin me SHBA-në në një nivel tjetër.

Por edhe falë mbështetjes që ne gjejmë nga SHBA-të,  ne po vetëdijësohemi çdo ditë e më shumë se nëse investojmë në mënyrë integligjente dhe nëse adresojmë në rrugën tonë të forcimit dhe njëkohësisht të rritjes së cilësisë së forcave tona ushtarake ashtu siç duhet ne mund të jemi vlerë e shtuar për NATO-n edhe me projekte të tjera. Sot po shohim të realizuar një projekt që fillimisht u përqesh si lajm pasi ishte i mos besueshëm për të gjithë kur 3 vite më parë u bë publik”, ka thënë më tej Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga