LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Projekti tek “5 maji”/ Mazniku: Preken 136 familje, ja si po procedohet

20 Janar 2022, 21:55, Aktualitet CNA
Projekti tek “5 maji”/ Mazniku: Preken 136 familje, ja si po

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku ka folur lidhur me projektin në zonën e ?5majit?, ku  një ditë më parë qytetarët u përplasën me policinë duke mbrojtur banesat e tyre.

Në emisionin ?Opinion?, Mazniku tha se në total nga projekti preken 136 familje, por të gjitha ato familje do mund të dëmshpërblehen sipas ligjit.

Sipas tij, shpërblimi do të bëhett si nga ana monetare, por dhe nëpërmjet shkëmbimit duke vlerësuar banesën që do të shembet dhe për të marrë atë sipërfaqe në zonën që do të ndërtohet.

?Të gjitha ato shtëpi do të shemben. Janë 136 familje që preken, 102 objekte, pjesa më e madhe e objekteve janë shembur, bëhet fjalë për 40-45 objekte pa u shembur. 85 familje janë pronarë me dokumente, 51 janë  njerëz në proces legalizimi, por nuk janë legalizuar për arsye të ndryshme. Akti normativ numër 9 për rindërtimin i jep mundësin shtetit të zhillloj zona të reja nëpërmjet dëmshpërblimit por dhe shpronësim me këmbim. Ne vlerësojmë zonën e tyre dhe më pas u jepet atyre në zonën ku do të ndërtohet. Lagjen po e ndërton Bashkia dhe qeveria. Personat që janë larguar kanë marrë një kontrat shkëmbimi me bashkinë dhe të tjerët përfitojnë një bonus qeraje. Për personat që nuk duan të largohen ligji funksionon për të gjithë dhe për disa kohë duhet të largohen?, tha Mazniku.

Lajmet e fundit nga