LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po deformon misionin e gazetarit”/ Bledi Mane shpërthen ndaj Baton Haxhiut: Të shpallet "non grata"

20 Janar 2022, 11:40, Aktualitet CNA
“Po deformon misionin e gazetarit”/ Bledi Mane shpërthen ndaj

Gazetari Bledi Mane ka shpërthyer në akuza ndaj Baton Haxhiut, ku deklaron se ?Batonizimi? po ndot mjedisin dhe po deformon misionin e gazetarit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mane shkruan se Batoni ka përfituar nga tendera, gjobit dhe kërcënon me mediat e tij, si dhe ka marrë miliona lekë rekalamash nga inceneratorët.

Ndër të tjera Mane shton se Baton Haxhiu paguhet 280 euro/ nata për dalejt e tij në televizion.

Postimi i plotë

Vinte vërdallë dikur nëpër Tiranë, hynte sa në bashki e sa në qeveri. Përlante tendera por punë nuk soste, gjobiste e kërcënonte me mediat e tij, përkëdhelej nga Edi Rama urrehej nga Berisha. Flirtonte me Metën sulmonte Lul Bashën, flinte me Bashën gdhihej me Fatmir Mediun…

Koço Kokëdhima, matrapazi dhe dallaveraxhiu me shkollë të lartë partie iku nga tregu. Ose më mirë tregu e zbythi edhe nga punët e pista në biznes edhe nga allishverishet në parti dhe për një moment u duk sikur vendi i Koços mbeti bosh. Intrigantët sekserë të Tiranës u rropatën për t’ia zënë vendin por qeveria e Edi Ramës importoi një Kokëdhimë nga Kosova. Sot sekserizmat në biznes dhe sofizmat në politikë i ka në dorë një dhe vetëm një, Baton Haxhiu.

Sa herë të hani bukë mos harroni se miellin serb në Shqipëri e sjell Batoni. Aq herë sa flitet për shkëmbime territoresh Serbi-Kosovë kujtohuni se poshtë hartave fshihet Batoni. Kur deheni me birra importi ngrijeni një dolli për Batonin si tutor i privilegjeve të tyre në tregun shqiptar. Kujtohuni e mos harroni sa miliona lekë reklamash nga inceneratorët e plehrave i përlan Batoni dhe portali i tij anonim. Madje zyrat e mëdha luksoze të portalit Batoni i ka te stadiumi i ri në qendër të Tiranës.

Çdo darkë në ekranet e televizioneve të Tiranës ju “shkërdhen trutë” me moral prej puritani Batoni ku çdo dalje e tij paguhet 280 euro/nata. Drejtor marketingu në spitalet private të Tiranës është Batoni me 17 milionë lekë rrogë madje Batoni punon si këshilltar i jashtëm edhe për Edi Ramën edhe për Lulzim Bashën.

Batonizimi, jo betonizimi i Tiranës po ndot mjedisin, po deformon misionin e gazetarit madje po ofendon dhjetra e qindra dallaveraxhinj që kemi ne këtu të cilët vetofrohen me gjysmën e çmimit të Batonit. Pra siç e shikoni mbajtja e Batonit ka kosto të lartë financiare ndaj boll e pasuruam me taksat tona. Qartë e shkoqur ai nuk ka asnjë lloj impakti në publik, në audiencë, në elektorat. Nëse nuk e zëvendësoni me prodhime vendase të paktën shpalleni “non grata”, paketojeni drejt Kosovës dhe na sillni këtu gazetarin Imer Mushkolaj. Ky i fundit është i freskët dhe energjik jo i ndenjur si Batoni!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga