"Plas" sherri mes Arbana Osmanit dhe Fjoralba Ponarit/ Zbulohet arsyeja

20 Janar 2022, 13:12, Lifestyle CNA
"Plas" sherri mes Arbana Osmanit dhe Fjoralba Ponarit/ Zbulohet

Gjatë spektaklit të së premtes të Big Brother Vip, moderatorja Einxhel Shkira mori një surprizë nga dy mikeshat e saj të ngushta, dy moderatoret e njohura të ekranit, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.

Në takimin me Einxhel, Fjoralba ka folur për lidhjen e saj me Dagzin dhe i është drejtuar mikeshës së saj me një këshillë që përveç raportit me Dagz të shikojë edhe lojën.

?Vetëm një gjë, mos harroni se keni ardh për të fituar, mos harroni të angazhoheni në sfida dhe në lojë?, u shpreh Fjoralba, e cila mori menjëherë reagimin nga Arbana, e cila ndërpreu takimin e vazjave dhe iu kujtoi se nuk duhet të japin informacione nga jashtë pasi dëmtojnë lojën e njerëzve apo miqve të tyre.

Por si duket debati nuk ka përfunduar këtu. Po përflitet se mes dy moderatoreve ka patur një debat të fortë në ambientet e televizionit ku punojnë, pikërisht për këtë shkak.

Sipas asaj që raportohet në media, debati ka qenë i agravuar dhe Arbana është përplasur me Fjoralabën duke i thënë se dha informacion nga jashtë ndërsa kjo e fundit e ka akuzuar produksionin se nuk janë aspka profesionalë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga