LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Në 8 vite ka dhënë 3800 tendera sekretë”/ Berisha-Ramës: Vjedhje e turpshme

20 Janar 2022, 20:40, Aktualitet CNA
“Në 8 vite ka dhënë 3800 tendera sekretë”/

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e ka luftuar njeri korrupsionin me më shumë efeçientë se sa qeveria që ai drejtonte.

Berisha tha se sot të gjitha punët publike së bashku nuk bëjnë dot sa për 6 muaj të qeverisjes së tij para 2013.

Ai shtoi se  Rama ka dhënë 3800 tendera sekretë me vjedhje të turpshme.

?Nuk e ka luftuar njeri korrupsionin me më shumë eficentë se sa qeveria që unë drejtoja, ne sot jemi vendi i dytë në botë për ryshfetin.

Sot KLSH-ja deklaron se gjatë këtyre 8 viteve u abuzua me 8.2 miliardë euro. Sot të gjitha punët publike së bashku nuk bëjnë dot sa për 6 muaj të 8 viteve para këtyre.

Shqipëria sot është fundit në rajon për rrogat. Sot kostoja e punimeve publike me paratë e buxhetit të shteti është 8 herë më e lartë se sa ajo e standardeve evropiane. Sot kemi 3800 tendera sekretë me vjedhje të turpshme.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga