web counter

Inceneratorët/ Tabaku: Përse Alqi Bllako nuk procedohet nga SPAK?

20 Janar 2022, 11:37, Politikë CNA
Inceneratorët/ Tabaku: Përse Alqi Bllako nuk procedohet nga SPAK?

Deputetja Jorida Tabaku lëshoi sot një sërë akuzash kundër Qeverisë për ferën e inceneratorëve.

Ajo tha se i kërkuar informacione SPAK se çfarë po ndodhe me hetimet.

“Nuk e di se përse Alqi Bllako nuk po procedohet sot nga SPAK. Firmat e tij në të gjithë procedurën krahas zotit Lefter koka, të dhënies së koncensionit janë shumë të qarta. Përgjegjësia e tij është shumë e qartë dhe implikimi i personave familjarë për pagesën nga kompania e inceneratorëve sigurisht që janë shumë të qarta. Nuk ka kthyer një përgjigje me emra SPAK-u”, është shprehur Tabaku.

Ajo ka shkuar edhe me tëj duke shtruar pyetjet se përse nuk janë në hetim të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë.

“Pse nuk janë nën hetim ministra, kryetari i Këshillit të Qarkut Fierti. Unë kam pamje filmike brenda inceneratorit të Tiranës, nuk ka asnjë proces incenerimi. Aty është thjesht një landfill i lyer me bojë. 300 mln euro janë një kosto e jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga