I heqin patentën pa e patur një të tillë/ Kompania e sigurimit i kërkon dëmshpërblim qytetarit

20 Janar 2022, 20:11, Denoncim CNA
I heqin patentën pa e patur një të tillë/ Kompania e

Eduard Fratel Qerimi, një qytetar nga Puka, tregon për emisionin ?Stop? në Tv Klan se i ka ardhur një njoftim nga gjykata, pasi ai ishte paditur nga një kompani sigurimi. Eduardi akuzohej nga policia, se kishte shkaktuar një aksident në gjendje të dehur, duke u përplasur me një tjetër mjet në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Rezulton, se Eduardit i është bllokuar patenta, por ai deklaron, se nuk ka patur kurrë patentë në jetë. Policia e ka arrestuar autorin e aksidentit, por kompania e sigurimit i kërkon Eduardit paratë.

Qytetari: Quhem Eduard Fratel Qerimi, lindur në Pukë, banues në Tiranë. Në datën 22.09. 2021 më ka ardhur një shkresë në postë, nga gjykata e rrethit Tiranë, i paditur nga Eurosig për një aksident që është bërë në 2017 në rrugën ?Muhamet Gjollesha?. Akuzohem nga Policia e Shtetit se në 2017 kam goditur një automjet me targa AA 716 KU, në pronësi të Erald Kunxhiut, në një kohë që unë kam qenë me makinën e Realda Petrit Dashit.

Gazetarja: Këtë zonjushën a e njeh?

Qytetari:Nuk e njoh fare. Edhe emrin po ia lexoj këtu se nuk ia mbaj mend. ?Në gjendje të dehur? dhe më është pezulluar patenta për një vit dhe heqje 8 pikë nga patenta kur unë nuk kam pasur patentë ndonjëherë.

Gazetarja: S?ke pasur patentë në vitin 2017?

Qytetari: S?kam pasur as në 2017-ën, as në ?79-ën që kam lindur e deri më sot.

Gazetarja: E zëmë se nuk ke pasur patentë, por di t?i japësh makinës. Mund të jetë edhe kjo alibi, besoj.

Qytetari: Policia ia ka bllokuar patentën këtij personi, në dosje thotë se është hequr për një vit. Si më hiqet patenta kur nuk kam as patentë? Ose të drejtoj mjetin në gjendje të dehur, pa patentë, duhet të isha në burg.

Gazetarja: E ke kopjen e asaj patentës tjetër ti?

Qytetari:Ka mungesë faktesh, është vetëm njëra fotokopje, e patentës së të dëmtuarit, jo e atij që ka shkaktuar dëmin. Policia e Shtetit e ka dënuar personin në fjalë, ai mund të jetë me emër, mbiemër timin, por nuk jam unë.

Gazetarja: Atësia?

Qytetari: Nuk i dihet.

Qytetari tregon se disa vite më parë i ka ndodhur një ngatërresë e ngjashme, pasi  forcat RENEA rrethuan shtëpinë e tij në Laç ndërsa kërkonin një kriminel që rezultonte me të njëjtin emër e mbiemër si ai. Pas kontrollit, kuptuan se ndodheshin në shtëpinë e personit të gabuar./tvklan.al

Lajmet e fundit nga