LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj banorëve tek 5 Maji/ Rama: Pamje të tilla do i shikoni sërish

20 Janar 2022, 13:58, Politikë CNA
Dhuna ndaj banorëve tek 5 Maji/ Rama: Pamje të tilla do i shikoni

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot dhunën e ushtruar një ditë më parë, ndaj banorëve tek 5 Maji, gjatë një aksioni të IKMT për shembjen e banesave të tyre.

Në një deklaratë për mediat, Rama paralajmëroi se pamje të tilla do të shikohen sërish.

Po ashtu ai justifikoi dhunën ndaj banorëve, duke thënë se ?policia është në detyrën e saj?.

?Pamje të tilla janë e do jenë sa herë në emër të mbrojtjes së një të drejte individuale shkelet e drejta e të tjerëve, shkelet ligji.

Asnjë banor nuk hidhet në rrugë, por zhvillimi nuk mund të ndalet e as të merret peng nga askush.

Sa herë të ketë banorë që e bëjnë këtë, policia do bëjë punën e vet.

Askush nuk mund të mbajë peng zhvillimin.

Nuk është dhunë, është ushtrim i forcës së ligjit?-tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga