Zidane-PSG, zbulohet plani i milionerëve për në verë

19 Janar 2022, 19:13, Sport CNA
Zidane-PSG, zbulohet plani i milionerëve për në verë

Zinedine Zidane dhe PSG nuk janë thjesht miq dhe të njohur, por për pak kohë mund të jenë ?çift?. Bashkimi mund të bëhet realitet në sezonin e ardhshëm. E ardhmja e francezit kalon nga pankina e Parisit.

Drejtuesit e klubit i kanë bërë ofertë dhe në dhomat e zhveshjes e konsiderojnë të kryer diçka të tillë. Kryesuesit e Ligue 1 kanë nevojë për një revolucion total në aspektin sportiv. Në Paris duan të ndërtojnë të ardhmen edhe pa Mbappenë në ekip, për t?u shndërruar në një skuadër normale për sa iu përket shpenzimeve në aspektin ekonomik.

Dhe për të vendosur rregull në dhomat e zhveshjes duhet një dorë që menaxhon mirë kampionët. Zizu e ka bërë diçka të tillë me Realin e Madridit. Maurizio Pochetino me shumë mundësi do të shkojë te Manchester United.

Këta të fundit kanë kërkuar informacione për argjentinasin dhe janë gati që ta afrojnë për të mbajtur edhe Cristiano Ronadon. Por e ardhmja e Pochetinos nuk ka aspak rëndësi për bosët e Katarit. Ata thjesht duan që Zidane të marrë drejtimin e skuadrës dhe janë të bindur që francezi është figura më e rëndësishme për të shmangur dramën për largimin e Mbappe.

Lajmet e fundit nga