LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në bashkitë pa kryetar/ Shehi: Vendimi i Metës duhet parë si një moment për tu bashkuar

19 Janar 2022, 15:48, Aktualitet CNA
Zgjedhjet në bashkitë pa kryetar/ Shehi: Vendimi i Metës duhet

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar situatën në PD, ku përplasjet mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës duket se kanë prishur atmosferën edhe brenda vetë kampit opozitar.

Në një intervistë për ABC neës, Shehi thotë se ka refuzuar të jetë pjesë e një debati të tillë, por pranon se koalicioni nuk ka të njëjtin qëndrim për përplasjen Basha-Berisha.

Vendimin e kreut të Shtetit, Ilir Meta për të shpallur zgjedhje të pjesshme në 6 bashki për Shehin duhet parë si një moment për t?u bashkuar.

?Këtë mund ta bëjmë përmes një komisioni. Mjaftojnë ca të grupit të Berishës, ca të grupit të Bashës, ca nga ne të tjerët mund të bëhet një komision që përzgjedh këto kandidaturat dhe ne shkojmë, mbështesim të gjithë bashkarisht këta.?

Me eksperiencën politike që ka siguron Bashën dhe Berishën se nëse këto zgjedhje do t?i përdorin si përplasje personale do të humbin edhe mbështetjen e qytetarëve./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga