LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasil Shkurtaj firmos me Kukësin, vjen prezantimi

19 Janar 2022, 12:08, Sport CNA
Vasil Shkurtaj firmos me Kukësin, vjen prezantimi

Kukesi njofton sot se sulmuesi Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës verilindore. Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Sulmuesi shtatlartë rikthehet te skuadra e Kukësit, pas një aventure në Kinë, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Shkurtaj bëhet kështu afrimi i dytë në merkaton e janarit.

Lajmet e fundit nga