LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Te Skënderbeu dështoi, zbulohet ekipi i ri i Bismark

19 Janar 2022, 07:51, Sport CNA
Te Skënderbeu dështoi, zbulohet ekipi i ri i Bismark

U afrua me shumë bujë te Skënderbeu, por sulmuesi afrikan Bismark, rezultoi një dështim i madh te skuadra korçare. Të gjithë prisnin që futbollisti të ecte në hapat e Ali Soue, por 24-vjeçari nuk arriti të linte asnjë gjurmë në kampionatin shqiptar, duke mbyllur para kohe, aventurën me ?Ujqërit e Dëborës?.

E ardhmja e Bismark duket se do të jetë në Maltë. Nga raportimet e fundit në mediat malteze dhe ato ganeze, bëhet me dije se sulmuesi, ka arritur akordin me skuadrën e Birkirkara, ku do të vazhdojë karrierën.

Në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Vlen të theksohet se Bismark, është një produkt i klubit italian të Kievos, por paraqitjet e tij në sezonet e fundit kanë lënë me të vërtetë për të dëshiruar, ndryshe nga Soue dhe Ekuban, që arritën të shkruanin historinë në futbollin shqiptar.

Lajmet e fundit nga