LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkoi në spital në gjendje të rëndë/ Ndërron jetë fëmija 3 vjeç

19 Janar 2022, 08:44, Kronika CNA
Shkoi në spital në gjendje të rëndë/ Ndërron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Elbasanit, ku ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Sipas uniformave blu, fëmija është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe pas disa orësh ka humbur jetën.

?Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.?-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga