Shembja e banesave tek “5 Maji”/ Policia: Nën hetim katër persona

19 Janar 2022, 21:10, Kronika CNA
Shembja e banesave tek “5 Maji”/ Policia: Nën hetim katër

Policia ka proceduar penalisht katër persona, pas aksionit të prishjes së shtëpive në 5 Maj.

Të proceduarit penalë janë: M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

?Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e ?5 Majit”, një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:

– E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

– K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga