LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e banesave/ Shpërthen Caslli: Deri dje shteti iu vilte taksat, sot u bënë zaptues

19 Janar 2022, 19:45, Aktualitet CNA
Shembja e banesave/ Shpërthen Caslli: Deri dje shteti iu vilte taksat, sot

Aktivistja Elona Caslli ka shpërthyer ndaj komenteve negative përsa i përket ngjarjes së shembjes së banesave në zonën e 5 Majit. Caslli, në një postim shkruan se atyre njerëzve që sot iu janë prishur shtëpitë deri dje për shtetin ishin të ligjshëm, pasi iu merrte çdo taksë ndërsa sot etiketohen si zaptues.

Postimi i plotë

Dy fjalë për komentuesit që u vënë një peshë të pamerituar mbi kurriz këtyre njerëzve

Ndër llojet e ndryshme të komenteve has edhe komente të llojit- Mirë ua bënë se nuk shkuan tek Astiri, te Teatri etj. Kanë zënë tokat e tjetërkujt. Kanë votuar Rilindjen etj.

Komentues të nderuar në çdo shoqëri të zhvilluar është shtresa intelektuale që shërben si digë për të  keqen. Është po kjo shtresë që merr lapsin dhe letrën dhe ulet të shkruajë mbi të keqen dhe bëhet digë për këtë të keqe. Se nuk është njësoj kur shkruan një individ dhe kur shkruajnë dhjetra.

Ju lutem të nderuar, më numëroni pak gazetarët që kanë berë një emision mbi kullëzimin e Tiranës.

Ju lutem të nderuar më numëroni pak shkrimtarët që kanë shkruar një ese për kullëzimin e Tiranës.

Ju lutem  të nderuar më numëroni pak poetët që kanë shkruar për kullëzimin e Tiranës.

Ju lutem të nderuar më numëroni pak arkitektët që kanë ngritur zërin për kullëzimin e Tiranës.

Ju lutem të nderuar më numëroni pak psikologët që kanë trajtuar çeshtjen e ” Love Story” ” Big Brothet” Përputhen” dhe dëmin që këto formate sjellin në një shoqëri.

Ju lutem të nderuar më numëroni pak juristët që kanë trajtuar çështjet e deformuara të institucioneve të drejtësisë në këtë vend?!

E pra, për sa kohë ka artistë që jargaviten pranë Veliajt duke mbjellë pemë e duke u paguar si këshilltarë; për sa kohë ka media të tëra që paguhen nga Veliaj për ta nxjerrë ” Punëtorin e Shekullit”; për sa kohë ka akademikë që i bëjnë fresk Veliajt për një projekt, mos e kërkoni revoltën te këta njerëz.

Këta njerëz deri dje për shtetin ishin të ligjshëm, pasi shteti u vilte çdo taksë. Sot u bënë të paligjshëm dhe zaptues.

Post Scriptum- Fajin e kane intelektualët që heshtin e jo këta njerëz në qiell të hapur.

Elona Caslli

Lajmet e fundit nga