LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Robert Aliaj ironizon keq Ronela Hajatin/ “Muzika tallava do të shkojë në Eurovizion”

19 Janar 2022, 15:14, Aktualitet CNA
Robert Aliaj ironizon keq Ronela Hajatin/ “Muzika tallava do të

Këngëtarja Ronela Hajati u shpall fituesja e Festivalit të 60 të Këngës me këngën ?Sekret?. Pas shpalljes së fitueses pati shumë polemika dhe kritika nga kompozitorë, apo personazhe të njohur të artit të cilët shpreheshin që tashmë niveli i muzikës ka rënë dhe nuk është kja muzika dhe këngë që duhet të përfaqësojë vendin tonë në Eurosong.

Një tjetër personazh që ka shprehur kritikën e tij për këngën fituese është Robert Aliaj. Në një intervistë, Aliaj ka deklaruar se I vijen keq që tallava do të shkojë në Eurovision.

?Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision. Jo se unë për Eurovision kam ndonjë respekt pasi e shikoj si një festival propagandistik, një festival kot. Jemi modeli shoqëror që nuk ka për të sunduar ndonjëherë. Unë mendoj se jam gjithashtu një produkt i ngjarjeve dhe unë e shpreh këtë në forma artistike siç është veshja ime, e cila për mua është një deklaracion kush je dhe përse je, ti thotë veshja pa fjalë.

Unë jam thjesht vetvetja. Unë jam njëri i lirë, transparent që do të thotë opinionin publik ta krahasosh me zero që nuk ka asnjë influencë tek ty. Unë e shikoj si mision të jap kontributin tim social?, tha Aliaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga