LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Presidenti kërkon që zgjedhjet të bëhen me 6 mars"/ Ballës nuk i del inati me Metën

19 Janar 2022, 12:01, Politikë CNA
"Presidenti kërkon që zgjedhjet të bëhen me 6

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me presidentin Ilir Meta në kuadër të konsultimeve për caktimin e një date për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një deklaratë për mediat, Balla tha se presidenti preferon si datë për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore 6 marsin.

Por, gjithashtu Balla ka vijuar të shigjetojë kreun e shtetit, për të cilin tha se ka shkelur Kushtetutën.

?Për presidentin 6 marsi, është data që kërkon për zhvillimin e zgjedhjeve.

Por ajo që unë dua tju them është që shkeljet kushtetuese të konstatuara ndër këto dy vite janë shkelje të cilat natyrshëm duhet të mos kishin ndodhur.

Por ajo që është e rëndësishme është se në këtë moment të gjithë biem dakort se ne kemi qënë në anën e duhur të historisë dhe marrëdhënies me Kushtetutën.

Presidenti e ka kuptuar që ka qënë në anën e kundërt të Kushtetutës.

Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria është orientimi dhe pozicioni ynë në të gjitha rastet?-tha Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga