Meta këshillon opozitën/ Presidenti jep zgjidhjen për krizën në PD

19 Janar 2022, 21:21, Politikë CNA
Meta këshillon opozitën/ Presidenti jep zgjidhjen për krizën

Presidenti Ilir Meta, në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun është shprehur se për opozitën ka vetëm një këshillë.

Meta tha se opozita mund të kërkojë një mision nga PPE për të vlerësuar gjendjen në të cilën ndodhet PD.

Sipas Presidentit, zgjidhja për krizën mes tyre është vota.

?Opozita nuk është as në seli dhe as në Kuvend. Opozita është populli, janë qytetarët. Unë nuk e caktoj dot se kush është dhe kush do të jetë opozita.

Unë për PD kam vetëm një këshillë: A jeni ju PD anëtare e PPE? Ju PD e dashur e Shqipërisë, me merita të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit, kërkojini një mision PPE për të vlerësuar gjendjen brenda jush.

Zgjidhja për situatën në PD është vota?, ka thënë Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga