Mbyllet java e 16-të, si ndryshon renditja në Superiore

19 Janar 2022, 18:50, Sport CNA
Mbyllet java e 16-të, si ndryshon renditja në Superiore

Ditën e sotme u luajt ndeshja e fundit, për javën e 16-të në Abissnet Superiore.

Kukësi me humbjen ndaj Dinamos, humbi mundësinë për të ngushtuar diferencën me kreun që mbahet nga Tirana dhe tashmë verilindorët renditen të tretët me 28 pikë, po aq sa Laçi i vendit të dytë.

Vllaznia renditet në vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Partizani me fitoren e fundit, shkoi në kuotën e 21 pikëve, në vendin e 5-të. Teuta dhe Dinamo janë në kuotë të barabartë pikësh, 18 pikë dhe ndajnë vendin e 6 dhe 7.

I teti renditet Skënderbeu me 16 pikë, ndërsa Egnatia me 14 pikë dhe Kastrioti me 11 pikë, mbyllin renditjen.

Lajmet e fundit nga