LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ISHP: Janë shtuar rastet e fëmijëve të infektuar me Covid, thirrje prindërve

19 Janar 2022, 15:54, Lifestyle CNA
ISHP: Janë shtuar rastet e fëmijëve të infektuar me Covid,

Varianti i ri i Covid, Omicron, ka sjellë shifra të larta infektimesh. Sipas specialistëve të Shëndetit Publik është kthyer në një shqetësim rritja e numrit të fëmijëve të prekur nga Covid.

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik është shprehur se janë shtuar rastet e të vegjëlve që kanë nevojë për trajtim në spital.

?Ajo që shikohet më problematike është rritja në grup-moshën 0-14 vjeç. Sidomos tek fëmijët që shkojnë në kopsht dhe në çerdhe, ku janë rritur shumë rastet e shtrimit në spital të moshave 0-4 vjeç?, ka thënë Rovena Daja.

Ndër të tjera iu bën thirrje prindërve që në këtë periudhë të kenë kujdes pasi janë në qarkullim të dy variantet e Covid, Delta, Omicron dhe gripi i tipit A.

?Nënat në këtë periudhë duhet të kenë shumë kujdes pasi në qarkullim janë dy variantet Covid, Omicron dhe Delta dhe gripi i tipit A?, është shprehur Daja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga