
Krimet e luftës në Ukrainë/ Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm
Ambasada e SHBA në Tiranë Ambasada e SHBA n&e...
Ambasada e SHBA në Tiranë Ambasada e SHBA n&e...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një ndërtues, i cili kishte shitur një apartament dy herë.
Madje, për 12 vjet me radhë ai zvarriste blerësin e dytë për të bërë dokumentet e pronësisë, pavarësisht se blerësi i parë kërkonte të revokonte kontratën që kishte me firmën. Por, pavarësisht se blerësi i parë kishte kontratë në fuqi, firma “Emir Star”, me ndërtues Shpëtim Lamçe, e shet këtë apartament te një familje tjetër, madje, merr të gjithë vlerën e apartamentit.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Fotina Shani, e cila thotë se para 12 vitesh ka blerë një shtëpi te firma “Emir Star”, me ndërtues Shpëtim Lamçe. “Dhe, sot e 12 vjet, s’kam hipotekën. Kur është blerë, unë kam të gjitha dokumentet që kemi paguar paratë dhe në momentin që është blerë s’na ka dhënë kontratën e shtëpisë. Gabimi jonë është që paguam paratë te kjo firmë dhe s’morëm kontratën. Kemi vetëm mandat pagesat ku janë të shkruara se këto para shkojnë për apartamentin në lagjen 13 në Durrës, madje edhe katin dhe sipërfaqen. Paratë janë paguar në vitin 2008, mandati i pagesës së fundit thotë se është likujduar i gjithë totali për këtë apartament” tregon Fotina.
Sipas saj, pagesat janë kryer nga bashkëshorti i saj, por në atë kohë, “ndërtuesi këtë shtëpi ia kishte shitur një personi tjetër. Madje, personi tjetër ia kishte nxjerrë plaçkat jashtë dhe na e shiti ne”. Denoncuesja thotë se blerësi i parë pranon se ka blerë shtëpi dhe ka paguar 10 mijë euro. “Ndërtuesi thotë s’ka marrë kredi në bankë dhe jam gati të prish kontratën me të parin. Kontrata e personit tjetër është për të njëjtin apartament, për të njëjtin sipërfaqe. Pala tjetër ka kontratë, por thonë se jemi gati të prishim kontratën. Apartamentin e përdorim ne, kemi 12 vjet. Paguajmë ujë dhe drita. Në Hipotekë rezulton në emër të blerësit të parë. Personi i parë thotë do e prish, por firma nuk e bën” thotë denoncuesja, ndërsa denoncon ndërtuesin Shpëtim Lamçe. “Kam tentuar që ta takoj kam folur në telefon dhe s’më ka dhënë zgjidhje. Përfiton nga ajo që ne s’rrimë këtu dhe thotë të shtyj sa të shtyj po 12 vjet janë shumë” përfundon ajo.
Pas ankesës, qytetarja tenton që të takojë ndërtuesin, por ai e shmang. Fillimisht i shkon në zyrë, takon djalin dhe i thotë se “duhet të flasësh me Shpëtimin”. Më pas shkon në një kantier ndërtimi, por nuk e gjen. E telefonon dhe i thotë për problemin. Ai thotë se s’ka ardhur zonja tjetër që e ka me letra apartamentin. I thotë se s’ka të shoqin. “Ne jemi gati, të vij dhe s’pengohet nga ne” i thotë. Denoncuesja i tregon se burri i ka ardhur, ndërsa ndërtuesi i thotë se “dakord, kur të vij do e bëj”. Më pas i thotë se nuk e di dhe i kërkon që mos të ngrejë zërin.
Disa ditë më pas, pas insistimit të vazhdueshëm të denoncueses, qytetarja Fotina Shani shkon në një zyrë noteriale. Në këtë zyrë vjen edhe zonja e cila e ka blerë e para apartamentin. Kjo zonjë i thotë noteres se ka bërë një kontratë me firmën, e cila nuk është ezauruar. Në zyrën noteriale shkon edhe Anila, sekretarja e ndërtuesit. Ajo i thotë zonjës se duhet të bëjë një deklaratë dhurimi, pra nga ajo te blerësit e dytë! “Unë bëj kthimin e kontratës, pse të bëj dhurim. Unë deklaroj që ne jemi shlyer bashkë. Dmth nuk është ezauruar kontrata. Palët e tjera janë marrë jashtë meje. Kam ardhur të zgjidh hallet e mia” thotë blerësja e parë.
Ndërkohë, denoncuesja pohon se “si mund të më dhurojë ajo mua shtëpie”. Më tej i thotë se unë s’kam qenë asnjëherë problem, kam ardhur për të firmosur. Denoncuesja i drejtohet djalit të ndërtuesit se “kur ju nuk prishni kontratën me atë, si do merreni vesh me mua”. Djali i ndërtuesit i thotë se “ty shtëpinë s’ta merr njeri, e ke në posedim. E ke tënden!”.
Denoncuesja e pyet përse ka kufizim apartamenti, ndërsa ata i përgjigjen “nuk e dimë, ti se hiqje dot”. Më pas i thonë se me kontratën e dhurimit do i bija më shkurt, por në mënyrë tjetër shkon më gjatë. I thotë se do ti kërkoj hipotekës që të zhbëjë kontratën e parë dhe kur të vijë e pastër nga hipoteka të bëjë kontratë me denoncuesen, blerësen e dytë!
Megjithatë, edhe pse kaluan disa muaj nga kjo bisedë, sërish halli i qytetares nuk është zgjidhur. Madje, sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare, certifikata e pronësisë ka dalë sërish me blerësit e parë, teksa rezulton se ndërtuesi nuk ka bërë asnjë kërkesë për pezullimin e kontratës së parë.
Zyrat e kompanisë “Emir Star”
Qytetarja – Unë kërkoj Shpëtimin.
Punonjësi i kompanisë – Shpëtimi është në Itali.
Qytetarja – Unë në fakt dua të takoj Shpëtimin se kemi blerë një shtëpi atyre plazhi në Durrës dhe kam 12 vjet që s’kam marrë kontratën e shtëpisë.Kam 12 vjet që vij vërdallë këtu poshtë e përpjetë dhe asnjë nuk më jep kontratën e shtëpisë. Kam folur me Shpëtimin që nga maji e deri tani, më është përgjigjur tmerrësisht keq. Nuk është faji im se ai e s het shtëpinë dy herë.
Djali i ndërtuesit – Jo, nuk është e vërtetë.
Qytetarja – PO është e vërtetë, se unë kam kontratën e tjetrit që e ka pasur shtëpinë ne Ballsh
Djali i ndërtuesit- Unë djali i Shpëtimit jam… Nuk e di, fol me Shpëtimin!
Qytetarja – Kam folur me Shpëtimin dhe nuk më jep asnjë përgjigje që duhet të më bëjë kontratën e shtëpisë.
Shkon në një kantier të firmës, bisedon në telefon me ndërtuesin Shpëtim Lamçe
Qytetarja – Alo, kush je ti, Shpëtimi?
Ndërtuesi Shpëtim Lamçe – Po.
Qytetarja – Ok, Fotina Shani jam unë. Dua të takoj për atë problemin që të kam telefonuar që nga maj e deri tani dhe s’më ke dhënë asnjë lloj zgjidhje.
Ndërtuesi Shpëtim Lamçe – Të flasim me atë kur të vij dhe ajo zonja që i keni dhënë lekët e mobilieve. Dhe ajo të vij ta bëj gati kur të dojë, po s’ka pasur të shoqin. Të vijë, ne ia kemi bërë letrat, i kemi thënë edhe burrit të huaj. Ne jemi gati, të vij ajo dhe menjëherë ta kaloni. Nuk pengohet nga ne.
Qytetarja – Ti s’më ke telefonuar mua, ke 1 muaj e ca.
Ndërtuesi Shpëtim Lamçe – Më tha ajo, do ti vijë burri dhe do vijë…
Qytetarja – Burri i ka ardhur asaj e ka këtu, burri ka që në janar këtu.
Ndërtuesi Shpëtim Lamçe – Po ta ketë le të vijë ta bëjë.
Qytetarja – Po jo të vij unë, të më thërrasësh ti mua ta bëj atje, të vij menjëherë.
Ndërtuesi Shpëtim Lamçe – Se nuk e di unë moj ti zonjë tani, e more vesh apo jo. Mos ma ngri zërin mua kështu ti.
Qytetarja – S’po të ngre zërin, kam tërë beharin që merrem me tyja edhe nuk…
Ndërtuesi Shpëtim Lamçe – Do më dëgjosh apo do merresh me mua, do më dëgjosh apo s’do më dëgjosh?!
Qytetarja – Po, po të dëgjoj, vazhdo.
Ndërtuesi Shpëtim Lamçe – O Zot i madh. Unë nuk kam shtënë fall që ka ardhur i shoqi.
Qytetarja – Ok, në çfarë ore nesër, vij unë nesër. Në çfarë ore?
Ndërtuesi Shpëtim Lamçe – (Mbyll telefonin)
Qytetarja – E mbylli, e mbyll telefonin!
Denoncuesja, blerësja e parë dhe përfaqësues të firmës shkojnë te noteri
Sekretarja e noterit – Me kontratën e dhurimit!
Blerësja e parë – Si?!
Sekretarja e noterit – Po, të dhurimit.
Blerësja e parë – Urdhëro?! Kthim kontrate.
Sekretarja e noterit – Po pra, nëse do ta bëni kthim kontrate, nëse do bëni shitje do kaloni lekë. Që do të thotë, nëse ju doni ta blini.
Blerësja e parë – Jo s’kam punë me këta, unë kam bërë një kontratë me firmën, të cilën unë do ta kthej mbrapsht sepse nuk është ezauruar kontrata.
Sekretarja e noterit – Nuk e ktheni dot mbrapsht, nuk e di nëse keni folur me Shpëtimin apo me Marvjenin (djalin e ndërtuesit, i cili ka firmosur në kontratë), jeni sqaruar apo jo. Asaj pasurie do ti bëhet një heqje bllokimi.
Blerësja e parë – Që është 10 mijë…
Sekretarja e noterit – Që do të kalojë vetëm në emrin tuaj.
Blerësja e parë – Jo, jo.
Sekretarja e noterit – Atëherë sqarohuni me Anilën (sekretaren e ndërtuesit).
Blerësja e parë – Ku është Anila?
Sekretarja e noterit – Anila këtu ishte. Sqarohuni me njëri-tjetrin se unë dal kështu pastaj…
Anila, sekretarja ndërtuesit – Do bëjmë një kontratë, e kemi bërë gati në fakt. Kontratë shitje nuk bëjmë dot sepse këta duhet të kojnë lekë prapë në llogarinë tënde kur bëhet shitja. Edhe do ta bëjmë me dhurim.
Blerësja e parë – Pse duhet të arkëtojnë te unë. Unë kam bllokuar apartamentin për një shumë prej 10 mijë dollarësh. Kontrata nuk është likujduar sepse pagesa tjetër duhej marrë me kredi. Nuk është marrë kredia menjëherë dhe nuk është likujduar. Pra unë bëj kthimin e kontratës.
Djali i ndërtuesit – Shkon shumë gjatë ajo pastaj.
Blerësja e parë – Ç’më duhet mua, unë mbaj detyrimin tim. Unë kthej kontratën. Shkon më gjatë apo nuk shkon, është puna juaj. Unë e kam bllokuar apartamentin për një shumë prej 10 mijë dollarësh. Unë deklaroj që ne jemi shlyer bashkë, unë ta ka kthyer kontratën prej 10 mijë USd. Pjesa tjetër nuk është likujduar…
Anila, sekretarja ndërtuesit – Ne kemi bërë një veprim tjetër që ta bënim më shpejtë.
Blerësja e parë – Unë ia kam thënë dhe Tonit (djali i denoncueses). Kjo është për t’u zgjidhur punë palëve, unë s’jam këtu për t’u zgjidhur punë palëve. Unë jam për t’i zgjidhur punë vetes. Palët kanë tjetër kohë jashtë meje.
Anila, sekretarja ndërtuesit – Për mos t’u zgjatur, ne e kemi bërë që ti na likujdon ne dhe ti thjesht do ia dhurosh këtyre, kaq!
Djali i ndërtuesit – Unë jam djali i Shpëtimit të prezantohem.
Anila, sekretarja ndërtuesit – Mirvjeni është djali i Shpëtimit.
Qytetarja – Unë këtë s’e njoh fare. Si mund të më dhurojë mua ajo shtëpi?!
Djali i ndërtuesit – Ligji nuk e ndalon. Se u bë shumë kohë që duhej zgjidhur shumë kohë më përpara.
Blerësja e parë – Kush duhet ta kishte zgjidhur, kush? Juve duhet të vini hajde Abbas firmos. Kur më keni marrë ju ndonjëherë?! Pra juve më keni nxjerrë kot mua si një problem, sepse unë s’kam qenë asnjëherë problem.
Qytetarja – Tani, nëse ju nuk shqiteni me atë, si do të bëni kontratën me mua.
Djali i ndërtuesit – Do shqitemi sepse s’do rrimë ngjitur.
Qytetarja – Si do bëni kontratën me mua, sepse unë kam 12 vjet Zotëri që po pres shtëpinë. Kam 12 vjet.
Djali i ndërtuesit – Një sekondë, një sekondë.
Anila, sekretarja ndërtuesit – Edhe kur e keni marrë shtëpinë ju e dinit që ishte ky problem që ajo hyrje i kishte kaluar Klejdës.
Djali i ndërtuesit – E para njëherë ty shtëpinë s’po të luan njeri, ti shtëpinë e ke në posedim tani që po flasim.
Qytetarja – Unë shtëpinë e kam, po s’kam dokumente.
Djali i ndërtuesit – E ke tendën.
Qytetarja – Po, po paguaj drita.
Djali i ndërtuesit – Me këtë zonjën ke rënë dakord, për atë çka pas pretendim ajo.
Qytetarja – S’kam asnjë problem me atë, s’është problemi plaçkave të saj.
Djali i ndërtuesit – E keni zgjidhur.
Qytetarja – Problemi është se unë dua kontratën e shtëpisë.
Djali i ndërtuesit – Do ta bëjmë! Zonja thotë s’e bëjmë kështu, ok do e bëjmë në mënyrë tjetër ça të them unë tashti. Do ti bija për shkurt.
Qytetarja – Unë e kam blerë në 2008-ën dhe po bëj afërsisht 13 vjet që s’kam kontratë, s’kam kontratë
Djali i ndërtuesit – Unë doja ta bëja për më shkurt, por për ta bërë e bëjmë po do hajë kohë se unë do kthej ça kam çuar në Hipotekë, ti bëj kërkesë Hipotekës ma anullo atë gjënë. Kur të vijë nga Hipoteka, pasandej ta bëjmë ty!
Qytetarja – Mua mos më kërko zgjidhje, unë të kam dhënë lekët që në 2008-ën.
Djali i ndërtuesit – Pse kush po ti mohon lekët, se po mi përmend lekët, unë s’po t’i mohoj lekët. Unë lekë, as unë…
Qytetarja – Si e ke emrin ti?
Djali i ndërtuesit – Mirvjen.
Qytetarja – Ok, tamam ti je ai që ke firmosur tamam kontratën me mua.
Djali i ndërtuesit – Po, pra po!
Qytetarja – Ti je tamam personi, mos thuaj jam jashtë, je brenda. Je tamam personi që unë kam parë firmën tënde atje.
Djali i ndërtuesit – O zonjë, të lutem shumë se unë po të flas tamam. O Zonjë, mua më kanë thirrur dhe kam firmosur, s’e mohoj firmën time. Dëgjo, lekët që ke paguar s’po të thotë njeri që s’i ke paguar. Unë po të them, lekët i ke paguar, shtëpinë e ke. Dokumentet hajde ti bëjmë, s’do vajza. Këto dy zgjidhje ka, o ta bënte Klejda që thotë unë s’e bëj, iku ra njëra. Tjetra është të na kthejë Hipoteka atë letrën që ne i kemi çuar, sepse nuk bëhet asnjë veprim tjetër, të më kthejë letrën dhe bëj versionin tjetër.
Qytetarja – Po mirë sa kohë zgjat kjo?
Djali i ndërtuesit – Këtë s’e kam unë në dorë. Është një gjë që s’e kam unë në dorë.
Qytetarja – Po të kisha fat, unë i kisha bërë që ditën që pagova lekët. Po ky ishte fati im i keq që ne sorollatemi tani.
Djali i ndërtuesit – O zonjë ke shtëpinë s’po ta mohon njeri. Lekët i ke paguar një më një. S’po të thotë njeri që ke ngelur asnjë qindarkë. Këto janë dokumente që do bëhen siç i ka shteti, ishallah po i kthen shpejt!/ Tch
Rreth dy muaj më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e av...
Koncesioni i inceneratorëve, e quajtur afera e shekullit, pë...
Lidhur me enigmat e vdekjes së 3-vjeçarit në kopshtin...
Lajmi se një 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një ...
Pagesat qindra milionëshe të kompanive të inceneratorëve nuk...
Mijëra banorë të Njësisë Administrative Balldre në Lezhë rre...
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar manipulimin që u është...
Një grua e dhunuar me 3 fëmijë ankohet në emisionin Fiks Far...
Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar në emisionin Stop në ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndo...
Qytetarja Katerina Shallo para 6 muajsh ka denoncuar në emis...
VOX TV dhe “Infinit Communication”, janë dy kompani mediati...
E përditshmja online “Shqip”, gazeta në pronësi të Vjollca H...
Në kohën e përhapjes masive të Covid-19, “Stop” ka bërë një ...
Ana Gjokola nga Berlini solli shqetësimin e saj në redaksinë...
Në këtë fillim viti të gjithë kemi kuriozitet për fatin tonë...
Kryeplaku i fshatit Vig bashkia Vau i Dejës ka kërkuar ndihm...
Ali Reçi nga Tetova e Maqedonisë denoncon në redaksin...
CNA.al gjatë vitit 2021, ka qënë pranë lexuesve, duke publik...
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, është një ndër më t...
Drejtoria Vendore e Policisë Berat Specialistë...
Foto ilustruese Policia ka bërë të mundu...
Foto ilustruese Finalizohet operacioni policor i koduar...
Foto nga vendngjarja Një autobus ka marrë fla...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Në tregun valutor, dollari sot këmbehet në blerje me 111.8 L...
Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht projektligjin e r...
Në tregun valutor, dollari sot këmbehet në blerje me 112 Lek...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe 1 Simptomat e p...
Shqipëria mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe ...
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa a...
Kryqyteti shqiptar, ndoshta është kryeqyeti i vetëm në botë ...
Policia vijon të bëjë operacione të “bujshme”. Prangoset qyt...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Emisioni “Stop” shkoi në Korçë për rastin e një pacie...
Irfan Hysenbelliu Koncesioni i inceneratorëve, afe...
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në S...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një provi...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me trilion...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipëri...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...