A ka frikë Meta nga shpallja “non grata” pas largimit nga detyra/ Përgjigjet Presidenti

19 Janar 2022, 21:36, Politikë CNA
A ka frikë Meta nga shpallja “non grata” pas largimit nga

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se nuk e ka aspak problem nëse pas përfundimit të mandatit të presidentit të shpallet ?non grata?.

Sipas presidentit do të ishte mirë që kjo të ndodhte në kohën që ka detyrën si president pasi do të ishte një mesazh për çdo politikan, për çdo president apo kryeministër.

Ndër të tjera, Meta është shprehur se ka marrëdhënia shumë të mira me SHBA.

?Non grata? Mua më vjen për të qeshur me këtë çështje. Kjo do ishte një gjë e mirë se do ishte një mesazh për çdo kryeministër, politikan.  Ilir Meta nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA. Nuk ka paguar asnjëherë as në të bardhë, as në të zezë për te bere foto me Presidente te SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA.

Ilir Meta ka nje raport të parë dhe të shenjtë me Shqipërinë dhe nuk bën asnjë akt që lëndon Shqipërinë. Këtë unëe ja u kam bërë të qartë të gjithëve.

Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër?, tha Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga